15.8 C
Prizren
E premte, 10 Tetor, 2025

Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” ringjall aktivitetet

Demir-300x225Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” nga Sharri i themeluar në vitin 1990, pas një pauze disavjeçare, ka vendosur që të ringjall aktivitetin.

Pas një ore të suksesshme letrare me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit kombëtar, më 31 janar 2015 ka mbajtur kuvendin zgjedhor në të cilin është zgjedhur Kryesia prej 5 anëtarësh (Ibrahim Skenderi, Ismet Lecaj, Demir Reshiti, Osmon Bojaxhiu dhe Uran Bahtijari) me kryetar Osmon Bojaxhiun dhe sekretar Ibrahim Skenderi.

Më 14 mars 2015 kryesia e Klubit mbajti mbledhjen e radhës me ç’rast u miratuan disa plotësime dhe ndryshime normative si dhe u mor vendim që të riorganizohet Manifestimi tradicional letrar “Sofra e Ymer Prizrenit”, në Zgatar, si dhe një Orë letrare përkujtimore kushtuar krijuesit opojan Dr. Yrjet Berisha i cili para pak kohësh ndërroi jetë.

Në mbledhje u miratua: Rregullorja e Klubit Letrar; Emblema e Klubit Letrar; Rregullorja e Manifestimit “Sofra e Ymer Prizrenit”; dhe Emblema e Manifestimit “Sofra e Ymer Prizrenit”, të dy këto emblema të punuara nga eksperti i dizajnit, Adil Beqaj.

Kryesia e Klubit e bëri gjithashtu edhe përzgjedhjen e Bordit menaxhues pesë anëtarësh të Manifestimit “Sofra e Y. Prizrenit”, ndërsa këtij Bordi në bazë të rregullores së miratuar do t’i bashkëngjitën edhe një përfaqësues nga fshati Zgatar dhe një përfaqësues nga kabineti i kryetarit të komunës./lajmiri.com

Më Shumë

Haradinaj: Prizreni meriton një epokë të re zhvillimi

Prizreni ka nevojë për një epokë të re zhvillimi, të bazuar në projekte strategjike në sferën ekonomike, kulturore dhe në fuqizimin e trashëgimisë artistike...

Policia në Prizren kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për narkotikë

Drejtoria e Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe arrestuar Fazli (Shaip) Nrecajn, të lindur...

Lajmet e Fundit