-2.4 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

“Koha është tani”; Ronaldo jep kushtrimin pas turpërimit 5-0 ndaj Liverpoo

Cristiano Ronaldo thotë se tifozët e Manchester United meritojnë më shumë, pasi u turpëruan 5-0 në shtëpi nga Liverpool, të dielën.

“Djajtë e Kuq” pësuan pesë gola brenda 50 minutave lojë në përballjen e Premier League, në “Old Trafford”, me Mohamed Salah që shënoi ‘hat-trick’, përveç golave të Naby Keita dhe Diogo Jota.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit në Premier
League, ndaj Ronaldo iu ka bërë thirrje shokëve të skuadrës që ta rrisin performancën e tyre.

“Ndonjëherë rezultati nuk është ai për të cilin luftojmë. Ndonjëherë rezultati nuk është ai që duam. Dhe kjo lidhet me ne, vetëm me ne, sepse nuk ka asnjë tjetër për
t’u fajësuar, – shkroi ylli portugez në një postim në Instagram.

– Tifozët tanë ishin, edhe një herë, të mahnitshëm me mbështetjen e tyre të
vazhdueshme. Ata meritojnë më mirë se kaq, shumë më mirë. Na takon neve t’ua
ofrojmë atë që duhet. Koha është tani!”

Më Shumë

Sot ditëlindja e Anton Çettës

Sot është ditëlindja e Anton Çettës. Anton Çetta u lind më 3 janar 1920 dhe vdiq më 4 nëntor 1995. Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie dhe...

Evakuohen disa familje në Malishevë pas vërshimeve

Komuna e Malishevës që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përballur me probleme për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Ekipet...

Lajmet e Fundit