29.6 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

“Kolona” nuk ndalet, fiton çmimin kryesor në “Swikos”

Kolona-filmNë Bazel të Zvicrës ka përfunduar festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër.

“Kolona” e regjisorit Ujkan Hysaj ka fituar çmimin “Best Film” në festivalin e filmit të shkurtër “Swikos” që u mbajt në Bazel.Lajmin e ka konfirmuar për KultPlus, drejtori i kësaj ngjarjeje kulturore, Florim Brajshori.

Ky njëherësh është çmimi i 13-të ndërkombëtar për filmin e regjisorit të ri kosovar që trajton tematikën e luftës në Kosovë, dhunën dhe represionin e regjimit serb ndaj popullatës civile.Ky film po shënon histori kinematografike kosovare pasi ka fituar më së shumti çmime ndërkombëtare prej të gjithë filmave të realizuar ndonjëherë në Kosovë, qoftë të metrazhit të gjatë apo të shkurtë.

Në Bazel, çmimin për montazhin më të mirë e ka fituar filmi “Heshtje” i regjisorit kaçanikas Bekim Guri.Vetë regjisori Guri ka bërë të ditur për kultplus se montazhën e filmit e ka realizuar Valon Jakupaj dhe Bledar Bujupi të cilët kanë mbaruar shkollimin për këtë lëmi në Angli. Ky është njëhërësh çmimi i tretë ndërkombëtar për filmin “Heshtje” pas atij “Best Short Fiction në festivalin “CineRail” në Paris si dhe çmimit të publikut në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Tiranë.

Drejtori i “Swikos” Florim Brajshori bëri të ditur se “Kaseta e dasmës” e Ariel Shabanit i ka fituar dy çmime, atë të Aktorit më të mirë që i takoi Astrit Kabashit si dhe çmimin e publikut.Çmimi “Kamera më e mirë” i ka takuar filmit “Sturm” (Stuhia) të Akademisë së filmit në Cyrih. Ndërsa çmimi “Regjia më e mirë “ regjisorit zviceran Luca Zuberbuhler me filmin “Lothar”.
Gjatë dy ditëve të ediconit të shtatë të këtij festivali, janë prezantuar 15 projekte filmike të regjisorëve kosovarë dhe atyre zviceranë.

„Swikos“ është festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër, i cili për të shtatën herë me radhë mblodhi bashkë sërish në Bazel të Zvicrës regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash nga Kosova, Zvicra, Shqipëria, Maqedonia dhe Gjermania.

Më Shumë

Tentuan ta vrisnin me thikë – përleshja e dhunshme në Prizren lë të plagosur rëndë, arrestohen dy të rinj

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, ku një i ri ka mbetur i...

Artan Abrashi me kritika për pushtetin e Prizrenit:Ka mungesë të parkingjeve

Kandidati i Vetvendosjes për të parin e Prizrenit në zgjedhjet lokale 2025, Artan Abrashi ka kritikuar pushtetin aktual për mungesën e parkingjeve në këtë...

Lajmet e Fundit