1.6 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Kolosi i shqiptarizmës

Nga: Daut Dauti

Puna e parë që bënë komunistët kur erdhën në pushtet, ishte eliminimi i Gjergj Fishtës. Arsyeja ka qenë e thjeshtë: të zëvendësohet pan-shqiptarizmi me pan-sllavizëm. Kështu e donte aleanca e komunistëve shqiptarë me Moskën dhe Beogradin. Shkatërrimi i varrit të Fishtës dhe hedhja e eshtrave të tij në lumë, ishte shenjë se regjimi i ri nuk do ta toleronte patriotizmin shqiptar që kishte krijuar Rilindja dhe të cilën ide Fishta e forconte gjithnjë e më shumë.

Fishta ka qenë diga kryesore në mesin e intelektualëve shqiptarë kundër pan-sllavizmit. Tërë jetën Fishta e kaloi duke e luftuar këtë rrezik të madh të drejtuar kundër shqiptarëve dhe kjo dëshmi gjendet në të gjitha veprat e tija, përfshirë Lahutën e Malcisë. Fishta nuk u luftua pse ishte prift. Ai u hoq nga skena për shkak se ideja e tij e fuqishme pan-shqiptare nuk e lejonte depërtimin e komunizmit dhe pan-sllavizmit te shqiptarët.

Regjimi komunist e krijoi ‘shqiptarin’ që mahnitej nga kultura sllave dhe u orientua për të shpërndarë urrejtje për ‘pushtimin turk’ që kishte përfunduar dhe nga i cili më nuk kishte asnjë rrezik. Kjo u bë me qëllim që e kaluara të mbahej gjallë dhe të harrohej e tashmja. Ky nuk ishte qëndrimi i Fishtës dhe i asnjë intelektuali shqiptar të deri atëhershëm.

“Intelektuali” i ri shqiptar, i krijuar në kornizën pan-sllave, e shpalli Fishtën armik. Intelektualit kryesor ia ndaloi veprat dhe e cilësoi si “poet minor klerik”. Janë ende gjallë “intelektualët” që e kanë sharë e poshtëruar Fishtën, kolosin e shqiptarizmës. Madje, shumë edhe përbetohen në emrin e këtyre “intelektualëve”.

Tragjedia kombëtare që ka ndodhur me Fishtën, vazhdon ende. Fishta nuk është prezent askund dhe injorimi ndaj tij vazhdon. Injorimi i Fishtës bënë me dije për një gjë: Derisa Fishta nuk kthehet aty ku e ka vendin, pan-sllavizmi rri këmbëkryq te shqiptarët.

Më Shumë

Shannon Shorter i bashkohet Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar sot afrimin e lojtarit amerikan Shannon Shorter. Lojtari me përvojë të gjatë ndërkombëtare pritet të sjellë forcë, stabilitet dhe lidership në repartin...

Gallapeni viziton shtëpinë e të moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’, ndan dhuratë për Halil Kastratin

Futbollisti kosovar, Dion Gallapeni sot ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”. Ai ka takuar humanistin Halil Kastrati, ku i ka dhuruar edhe...

Lajmet e Fundit