Komandant Malisheva kthehet në burg pas lirimit nga spitali

Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, është kthyer në Burgun e Idrizovës, pas lirimit nga Spitali i Shkupit, ku qëndroi për disa ditë për shkak të sulmit kardiak që pësoi më 30 dhjetor.

Ka qenë vetë Krasniqi që ka dhënë njoftimin nëpërmjet Facebookut.

“Ju faleminderit, në këto momente foton e bëra për të ju treguar se e munda infarktin”, ka shkruar Krasniqi.

Lajmin për lirimin e Komandant Malishevës e ka dhënë në Facebook edhe bashkëvuajtësi i tij, Fatmir Reçica.

“Sot me bashkëluftëtarin Komandant Malisheva. Para pak orësh është liruar nga spitali dhe u bashkua me ne shokët e idealit që gjendemi në Burgun e Idrizovës”, ka shkruar ai duke publikuar edhe një fotografi. “Nuk e dija nëse do mund ta përqafoja pas atij operacioni të vështirë. Falë Zotit, sot është mirë dhe jashtë çdo rreziku për jetën”.

Komandant Malisheva është i dënuar me burg të përjetshëm, për ngjarjet e majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Lajmin për shtrimin e tij në spital dhe sulmin kardiak të Komandant Malishevës e ka dhënë i vëllai i tij, Dardan Krasniqi më 30 dhjetor.

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit