16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Komandanti i Nënstacionit të Policisë në Zhur kundërshton aktakuzën për korrupsion

Komandanti i Nënstacionit Policor në Zhur, Ziber Susuri, ka kundërshtuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themeloren në Prizren, me të cilën ai ngarkohet me veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Një kundërshtim të tillë ai e ka bërë përmes mbrojtësit të tij, avokatit Hazër Susuri, në seancën e shqyrtimit të dytë të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Susuri i dorëzoi kundërshtimin ndaj provave si dhe kërkesën për hudhjen poshtë të aktakuzës në formë të shkruar, në kopje të mjaftueshme për gjykatën.

I njëjti tha se aktakuza në fjalë duhet hudhur poshtë, me arsyetimin se fakti se provat të cilat ishin të konsideruara të pathemelta për të akuzuarin Qamil Krroni lidhur me kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndaj të cilit prokurori kishte pushuar hetimet, duhet të vlejë edhe për të akuzuarin Ziber Susuri.

Sipas tij, meqenëse vepra për të cilin dyshohej Krroni është e lidhur me veprimet e të akuzuarit Susuri, andaj dhe në mungesë të provave, ashtu sikurse Krroni, edhe i akuzuari Susuri duhet të lirohet nga akuza.

Fjalën e avokatit e ka mbështetur në tërësi i akuzuari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, prokurori Metush Biraj tha se nuk qëndrojnë pretendimet e mbrojtësit të të akuzuarit, me arsyetimin se nga provat që janë grumbulluar gjatë hetimeve dhe që janë pjesë e aktakuzës, del se ka dyshim të bazuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për çka edhe akuzohet.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Skënder Çoçaj ka njoftuar palët se lidhur me kërkesën e mbrojtjes do të merr vendim të shkruar dhe të arsyetuar.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 15 dhjetor i akuzuari Susuri është deklaruar i pafajshëm për akuzën që i vihet në barrë.

Sipas aktakuzës së 27 tetor 2021 të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, Ziber Susuri akuzohet se si person zyrtar – komandant i Nënstacionit Policor në Zhur, shënon të dhëna të rreme në dokumentin zyrtar – Fletëparaqitjen për Kundërvajtje të 27 marsit 2021, të lëshuar kundër kundërvajtëses Majlinda Elshani nga zyrtarët policorë Vllaznim Fanaj dhe Driton Krasniqi, sipas së cilës fletëparaqitje ajo kishte bërë kundërvajtje nga neni 72.1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor (Ligji nr.05/L-088), dhe për të cilën të njëjtës i është shqiptuar gjoba në shumë prej 200 euro, masa mbrojtëse – marrja e patentë shoferit për tre muaj dhe shqiptimi i një pike negative.

Aktakuza thotë se i pandehuri, më 29 mars 2021, ndërhyn në fletëparaqitje duke shënuar se kundërvajtësja ka kryer kundërvajtje nga neni 78.1, tek pjesa e gjobës ia bën gjobën 50 euro, anulon masën mbrojtëse dhe pikën negative duke fshirë me laps-kimik, fshin edhe tek vendi ku shkruan “Dokumenti i konfiskuar”, ku ka qenë i shënuar numri i patentë shoferit të kundërvajtëses, vë nënshkrimin e tij tek “Nënshkrimi i mbikëqyrësit” dhe shënon numrin e ID-së së tij, me të cilin nënshkrim vërteton këtë dokument zyrtar që përmban të dhëna të rreme.

Me këto veprime, i pandehuri Ziber Susuri akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” sipas Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen te? pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se jane? fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Më Shumë

Tejeci thotë se Behgjet Pacolli duhet të jetë kryeministër i Kosovës

Kryetari i AKR-së në Prizren, Afrim Tejeci vlerëson se lideri i partisë së tij, Behgjet Pacolli, duhet të jetë kryeministër i Kosovës. Sipas tij,...

Gjini: Vendimi është fushatë qëllimkeqe

Doktori Sebajdin Gjini, i cili para do ditësh u shkarkua nga shefi i Repartit të Obstetrikës ka reaguar, duke e konsideruar vendimin e spitalit...

Lajmet e Fundit