12.4 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Komuna e Malishevës ka përkrahur edhe 110 lehona me nga 100 euro

Në kuadër të zbatimit të vendimit për përkrahjen e nënave që lindin fëmijë, Komuna e Malishevës në katërmujorin e dytë të këtij viti ka përkrahur edhe 110 nëna të cilat kanë aplikuar për përkrahje.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, Komuna e Malishevës, që nga shtatori i vitit 2018, bazuar edhe në vendimin e Kuvendit të Komunës, i ka përkrahur të gjitha nënat që kanë lindur fëmijë, e ky vendim vazhdon të zbatohet ende.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka bërë të ditur sot, se janë ekzekutuar pagesat nga 100 euro për 110 lehona, të cilat kanë aplikuar dhe shuma e përgjithshme që është paguar, është 11 mijë euro.

Njoftohet se Mazreku, ka bërë të ditur se janë kryer pagesat për të gjitha ato nëna të cilat kanë aplikuar dhe aktualisht, nuk ka asnjë aplikim që nuk janë ekzekutuar mjetet në shumë prej 100 euro.

Më Shumë

Ylli e nis me fitore në Play-Off

Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore fazën e “play-off”-it në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Pejën me rezultat 93:82, raporton...

Prizreni kërkon pikë jetike ndaj Tefik Çangës

Prizreni zhvillon sot një përballje të rëndësishme në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, ku pret në shtëpi Tefik Çangën. Takimi luhet sot, me fillim...

Lajmet e Fundit