31.8 C
Prizren
E martë, 28 Qershor, 2022

Komuna e Prizrenit mban konsultim publik me qytetarë për projekt-buxhetin për vitin 2023

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë për projekt-buxhetin e komunës së Prizrenit për vitin 2023. Të pranishëm, përveç qytetarëve, ishin edhe kryetari i Komunës Shaqir Totaj, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, si dhe drejtori për Ekonomi e Financa, Sulltan Badalli.

Hapja e konsultimit është bërë nga Antigona Bytyqi, kryesuese e Kuvendit Komunal të Prizrenit e cila ka thënë se organizimi i këtij konsultimi me qytetarë është mbështetur në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040, Statutin e Komunës së Prizrenit Nr. 01/011-5643 të 15 tetorit 2008 si dhe nenit 6 pika 1.2 Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna dhe se një konsultim i tillë në Komunën e Prizrenit është duke u mbajtur për herë të parë.

Në pika të shkurtra prezantimin e limiteve fillestare të bazuar në qarkoren e parë buxhetore Nr.2023/1 të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e ka bërë Sulltan Badalli, drejtor për Ekonomi dhe Financa duke thënë se granti qeveritar do të jetë 49,088,386, të hyrat vetanake 8,403,558, kurse totali i buxhetit është 57,491,944. Njoftojmë se projeksionet buxhetore mund të lëvizin deri në mbajtjen e dëgjimeve publike për Kornizen Afatmesme Buxhetore për vitet 2023-2025, dëgjime buxhetore do të mbahen pasi që të vie qarkorja e dytë buxhetore dhe përgatitja e KAB-it komunal. Njoftimet për organizimin e këtyre degjimeve do t’i merrni me kohë.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj ka thënë se “mirë është që po mbajmë takime dhe pjesmarrja po më duket inkurajuese dhe se kjo është tregues që ka qytetarë që janë të interesuar të kontribuojnë për interes publik. E vërteta është se nevoja e qytetarëve të Komunës së Prizrenit, janë shumë më të mëdha se sa që janë mundësitë buxhetore të komunës, por megjithatë ne si qeveri lokale kemi obligim dhe detyrë që t’i marrim të gjitha kërkesat dhe t’i trajtojmë me prioritet në harmoni me mundësitë buxhetore”.

Qytetarët e pranishëm në këtë konsultim publik, fillimisht i falenderuan, Kryetarin dhe Kryesuesen e Kuvendit për organizimin e këtij konsultimi, pasi, sipas tyre, mirë është që të ketë më shumë konsultime që atyre, si qytetarë, t’u jepet mundësia të bëjmë pyetje dhe përgjigjet t’i marrin nga Kryetari dhe zyrtarët përgjegjës, në kohë reale. Pyetjet e qyteraërve kishin të bënin kryesisht me: rregullimin e infrastrukturës rrugore, rregullimin e ndriçimit publik, rregullimin e kanalizimeve, ujit të pijes, shëndetësisë, arsimit, vendosjen e shportave për mbeturina, mbështetjen e OJQ-ve për realizimin e projekteve të ndyshme, rregullimin e terreneve sportive si dhe rregullimin e kanaleve kulluese.

“Ky është takimi i parë dhe natyrisht do ketë përsëri konsultime, bisedime dhe do t’i analizojmë të gjitha kërkesat në mënyrë gjithë përfshirëse dhe do t’i shohim se cilat janë me të vërtetë pritoritet që prekin interesat e një numri më të madh të banorëve dhe futjen e tyre në buxhet, do të arrijmë të kontribuojmë apo të prekim një spektër më të gjerë të banorëve të territorit të Komunës së Prizrenit. Gjatë përgatitjes së buxhetit për vitin 2023, nuk do të ketë veprime preferenciale, por do të ketë veprime korrekte dhe do të udhëhiqemi me kritere, standarde të cilat kanë të bëjnë me caktimin e relevancës pse një projekt duhet të realizohet dhe pse një tjetër duhet të pres. Jam i sigurt që do të kem mirkuptim edhe nga ana juaj dhe gjithmonë do të jemi të hapur për trajtimin e kërkesave tuaja” – ka thënë kryetari Totaj.

Në fillimit të këtij konsultimi, zyrtarët nga drejtoria për Ekonomi dhe Financa, u shpërndanë materialin, në formë fizike, të projekt-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2023, qytetarëve që ishin të pranishëm në këtë takim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Princi i kurorës saudite do të vizitojë Turqinë për herë të parë që nga vrasja e Khashoggit

Princi i kurorës i Arabisë Saudite do të vizitojë Turqinë për herë të parë që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018...

Theret me thikë një 15 vjeçar në Prizren

Një 15 vjeçar është ther aksidentalisht me thikë në Prizren. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Reshat Krajgdiu’. 15 vjeçar i është therur aksidentalisht me thikë...

Prizren: Klienti i TEB raporton në polici se dikush ia keqpërdori kartelën, bleu gjësende rreth 200 euro

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet për një rast të keqpërdorimit me kartela bankare, që dyshohet të ketë ndodhur dje, në orët e...

Nis zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit Kosovë – Shqipëri

Paradite në pikëkalimin kufitar të Morinit qytetarët që shkuan për Shqipëri nuk patën kontrolle nga policia kufitare, por pasdite situata nuk ishte e njëjtë....

Xhaka kërkohet nga tri klube të Serie A – Arsenali i gatshëm ta shesë

Granit Xhaka mund të ndryshojë kampionat dhe të kalojë nga Liga Premier në Serie A. Reprezentuesi i Zvicrës ishte shumë afër kalimit te Roma vitin...

Ukraina merr statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, Zelensky: Është një moment historik

  Ukrainës dhe Moldavisë u është pranuar statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Lidhur me këtë ka reaguar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili...

Zelensky krahason sulmin rus me atë të Hitlerit

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës e ka krahasuar sulmin rus ndaj vendit të tij si sulmet e papritura të Hitlerit ndaj Bashkimit Sovjetik në...

Zjarret pushtojnë Turqinë, Erdogan: Dënim me vdekje kush i vë qëllimisht

Vijon të jetë problematike prej tre ditësh situata me zjarret në zonat turistike të Turqisë. Ashtu si një vit më parë, një vatër gjigande zjarri...

Duke shitur foto nudo, gratë ukrainase mbledhin 800,000 dollarë për të ndihmuar njerëzit e tyre

Një grup grash ukrainase kanë ardhur me idenë për t'u ardhur në ndihmë ushtarëve që po luftojnë pa u lodhur kundër Rusisë duke shitur...

Nuk kalon projektligji për tërheqjen e Trustit

Kuvendi nuk ka kaluar projektligjin për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti. Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe...

Kapet e mitura që u shpall në kërkim nga policia në Prizren për falsifikim të parasë

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të miturën që u shpall në kërkim më 10 qershor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren,...

Rama kryeson delegacionin shqiptar në samitin e NATO-s

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur të martën për samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si...

Drita e mposht Ballkanin në ndeshjen miqësore

Drita e ka fituar ndeshjen miqësore kundër Ballkanit. Ekipi nga Gjilani fitoi ndaj suharekasve me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm e realizoi Besnik Krasniqi, nga...

Iu gjetën monedha metalike të falsifikuara, policia arreston dy të dyshuar në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore pasi kanë ndaluar veturën në të cilën gjendeshin dy burra ku pas kontrollimit tek ta janë...

Osmani ka udhëtuar për vizitë në Tajlandë dhe Singapor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Tajlandë dhe Singapor ku do të takohet me përfaqësues të lartë shtetërorë, ka...

Nga një muaj paraburgim dy të pandehurve që e rrahën një person në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve R.B., dhe A.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar...

Lajmet e Fundit