7.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Komuna e Rahovecit formon Shtabin për Emergjencë

Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, Komuna e Rahovecit të mërkurën ka formuar Shtabin Komunal për Emergjencë.

Pjesë e shtabit janë të gjithë drejtorët e drejtorive, Njësia e Zjarrfikësve, komandanti i Policisë në komunën e Rahovecit, ndërmarrjet publike dhe Qendra e Mjekësisë Familjare.

Shtabi Komunal për Emergjencë, ka për detyrë që ta hartojë planin operativ për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të komunës së Rahovecit, që rrezikohen nga përmbytjet si rezultat i reshjeve të shumta atmosferike. Obligim tjetër i Shtabit Komunal për Emergjencë është që të mblidhet urgjentisht dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e rrezikut të qytetarëve të komunës së Rahovecit.

Sipas pikës shtatë të vendimit për formimin e shtabit Komunal për emergjencë , udhëheqës i këtij shtabi është kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi. Kurse në pikën nëntë të njëjtit vendim është thënë se ky Vendim hyn në fuqi menjëherë dhe ka fuqi juridike, deri në përfundim të situatës emergjente.

Më Shumë

U kapën duke luajtuar bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz brenda një lokali. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55,...

Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë thirrje për sqarim lidhur me vonesën e ekzekutimit të buxheteve komunale për vitin 2026, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit