14.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Komuna mban dëgjim publik në Gjonaj për buxhetin e vitit 2022

Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Gjonaj, të premtën, më 13 gusht, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale.

Në këtë takim ftohen: Qytetarët, Përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, Përfaqësuesit e OJQ-ve, Përfaqësuesit e Komuniteteve, Të rinjtë, gratë, pensionistët, studentët, Komuniteti i biznesit, Përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, Përfaqësuesit e Ndërmarrjeve Publike, Kuvendarët dhe punonjësit e Komunës, Përfaqësuesit e partive politike, Përfaqësuesit e mediave.

Ky takim do të organizohet në Shtëpinë e Kulturës në Gjonaj, duke filluar nga ora 17:00.

“Përveç dëgjimeve publike, Komuna e Prizrenit kërkesat dhe sugjerimet për buxhetin e vitit të ardhshëm do t’i pranojë edhe në mënyrë elektronike përmes: E-mail adresës së Drejtorisë së Financave: [email protected] Platformës Dixhitale https://platformadigjitale.com/Prizreni/ Kërkesat në e-mail adresën e DF-së mund të dërgohen duke shkarkuar dhe plotësuar formularin: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/07/Formulari-per-kerkesa.pdf Qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të paraqesin kërkesat e tyre në mënyre elektronike, mund të paraqesin fizikisht tek drejtoritë komunale duke plotësuar formularin e lartpërmendur. Afati për dorëzim të kërkesave/sugjerimeve është nga data e publikimit të thirrjes deri më 20 gusht 2021!”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Gjendet mjet shpërthyes në një oborr në Rahovec

Një person në Rahovec ka njoftuar policin se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes teksa po pastronte oborrin e shtëpisë së tij. Sipas...

Lajmet e Fundit