7.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Komuna e Prizrenit i kontribuojë migrimit masiv të qytetarëve

Arber Rexhaj VVAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren,Arbër Rexhaj ka akuzuar Komunën e Prizrenit se i ka kontribuar migrimit të qytetarëve të këtij qyteti.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit deri më tash nuk ka pasur asnjë alternativë për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Është e dhimbshme kur në çdo natë veç nga Prizreni ikin me qindra qytetarë”, shkruan Rexhaj në Facebook.

“Përgjegjëse sigurisht janë të gjitha qeverisjet, mirëpo këtu ka përgjegjësi edhe Komuna e Prizrenit. 47 për qind e Komunës sonë jetojnë në varfëri”.

“Ikjet masive tani kanë marrë trajtën e plotë edhe në komunën tonë. Vec dje nga stacioni i autobusëve kanë ikur 6 autobusë. Ishte e tmerrshme të shikoje familjet e fëmijët e tyre të përlotur tek merrnin rrugën e Hungarisë”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Shannon Shorter, MVP i publikut

Shannon Shorter është zgjedhur MVP i ndeshjes mes Bashkimit dhe Borës, sipas votave të ndjekësve në rrjetet sociale të FBK-së. Shorter zhvilloi një tjetër paraqitje...

Lajmet e Fundit