13.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Vendlindjes

Lapsi-fletorja

Eh sa vujajta kur u ktheva
Lotë e gëzim i përjetova
Thash prap perkundim djepa
Se tash është e lirë Kosova…

Sakrificat që i bamë
Ahh sa pak që i’a vlejti
Shkijet na shanë na vranë babë e nanë
Po na lanë tuj u vra ndër veti…

Sa shumë dhembje më është mbledh
E lotët s’i mbaj dot
Tash unë prap rrugëve tuj bredhë
Për vend tem “s’luftova” kot…

Mora rrugën për me dalë
Po vorri i babës më bërtiti
Ndalu tha ti them dy fjalë
Gjaku im deri tash të rriti…

E ja ktheva me zë të mekur
As unë s’deshta pasha nerën
Ahh sa vështirë qenka i thashë
Në liri vet me e mbyll derën..

Pushtetarët s’na qajnë hallin
Po t’ia dijmë hallin njani tjetrit
Se askush sta shuan mallin
Ghithkush e mban dhimten per veti…

Po dot shpinen smunda me ia kthye
Vorrin e babes e kam amanet
E gjiun e nanes kur e pi
Gjithkush e pi për Atëdhe të vet…

Nusret N. Gigollaj

Më Shumë

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Lajmet e Fundit