22.8 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Komuna e Suharekës synon marrjen e Damperit

SaliAsllanaj-ldkKomuna e Suharekës i ka hyrë seriozisht punës për të marrë objektin shumë hektarësh, që ndryshe në këtë komunë njihet si Damperi, raporton KTV.

Duke parë dështimet e privatizimit që kanë ndodhur dhe numrin e madh të të papunëve, kryetari i saj, Sali Asllanaj, po shpreson shumë se do t’ia arrijë qëllimit që përmes një marrëveshjeje të shkëmbimit të pronave me AKP-në, ta bëjë këtë objekt pronë komunale.

Asllanaj i ka thënë KTV-së se është i vetëdijshëm se do të duhet të presë në arritjen e qëllimit, duke e ditur se në AKP nuk ka kush vendos për këtë kërkesë, për shkak të mungesës së Bordit.

Kohavisioni ka kërkuar një përgjigje nga AKP-ja lidhur me këtë çështje, por nga kjo agjenci nuk i është përgjigjur askush kërkesës së televizionit.

Objekti i quajtur Damper ka hapësirë prej 33 hektarësh, kurse mbi 7 hektarë është hapësirë e mbyllur.

Në kohën kur AKM-ja kishte vendosur të shiste fabrikën e prodhimit të gomës “Ballkan”, dy kompani të njohura botërore i kishin hyrë garës për të blerë ndërmarrjen, me synimin që të merrnin edhe Damperin, mirëpo, ato u larguan nga gara dhe objekti mbeti nën mbikëqyrje të KFOR-it. Sipas të dhënave të fundit, komuna e Suharekës ka më shumë qytetarë të saj që jetojnë në shtetet e jashtme sesa në këtë komunë. Shumica e tyre janë larguar në pamundësi të gjetjes së një vendi të punës.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari nga Mamusha për krim kibernetik, ishte dënuar me rreth dy vjet burgim efektiv

Stacioni Policor në Mamushë, më datë 18.08.2025, ka realizuar me sukses urdhër-arrestin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të dënuarit M. J.,...

20 vjeçari në Prizren arrestohet për trafikim me lëndë narkotike, i konfiskohen 42 doza qese marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar me inicialet A.Gj në Prizren, nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij,...

Lajmet e Fundit