12.1 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Konfirmohen planifikimet për sulme ndaj liderëve të Kosovës

Këshilli i Sigurisë i Kosovës konfirmoi të premten se ka janë zbuluar planet e disa individëve për sulme ndaj liderëve institucionalë dhe politikë në Kosovë.

 Sipas komunikatës së qeverisë të lëshuar pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik, Këshilli për Siguri i Kosovës informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues.

“Grupe të tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Lajmet për sulme të tilla filluan të përhapen mbrëmë ndërsa Policia e Kosovës rriti praninë e vet në rrugë.

“Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Qeveria thotë se institucionet e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit kushtetues, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së liderëve shtetërorë dhe politikë dhe të njerëzve të tjerë të rrezikuar nga grupe të tilla kriminale.

“Këshilli për Siguri i Kosovës konsideron se synimet dhe aktet e tilla duhet të dënohen nga të gjithë qytetarët e Kosovës, nga Qeveria, Parlamenti dhe shoqëria civile. Ndërkaq, organet e rendit dhe ato të drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të parandaluar akte që rrezikojnë jetën e njerëzve, stabilitetin e vendit dhe rendin kushtetues dhe që bartësit e grupet e tilla të sillen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Gjatë ditës policia konfirmoi se e ka ndaluar një person në rajonin e Pejës nën dyshimet për terrorizëm.

Më Shumë

Albulena Balaj Halimaj fton qytetarët ta votojnë Shaqir Totajn

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Nismën Socialdemokrate për balotazhin në Prizren.Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrneit, Shaqir Totaj njoftoi...

Shaqir Totaj falënderon Prizrenin për dashurinë dhe energjinë: Fitorja po vjen

Kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili po synon edhe katër vjet në krye të komunës, u shpreh i bindur që do të...

Lajmet e Fundit