11.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Konfiskohen 20 mijë uniforma të ISIS në Spanjë

Ministria e Brendshme spanjolle njoftoi mbrëmjen e së enjtes konfiskimin e rreth 20 mijë uniforma dhe furnizime të tjera të destinuara për Shtetin Islamik dhe frontin Al Nusra.

Autoritetet spanjolle bënë të ditur se uniformat u konfiskuan në një operacion policor që çoi në neutralizimin e një “rrjeti shumë aktiv dhe mjaft të efektshëm”, qëllimi kryesor i të cilit ishte sigurimi i furnizimeve ushtarake për organizatën terroriste të ISIS dhe disa degë të saj.

Uniformat ishin fshehur në kontejnerët e anijeve, për të cilët ishte deklaruar se mbanin rroba të përdorura për të shmangur dyshimet. Policia spanjolle publikoi një foto që tregon uniforma kamuflazhi.

Dy nga tre kontejnerët janë bllokuar në portin e Valencias dhe një në Algeciras. Policia vuri në pranga edhe 7 persona, të cilat dyshohen për dhënien e mbështetjes financiare dhe logjistike të grupeve terroriste.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren për kanosje ndaj policit

Një person është arrestuar pas një incidenti në "Kthesën e Buqes" në Prizren, ku dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë shqiptuarjes së...

“PDK-ja dhe LDK-ja me u bo bashkë nuk është befasi” – Totaj: Zafa pak e ka tepru

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se është befasuar pak nga Zafir Berisha që zgjodhi të përkrahë kundërshtarin e këtij të...

Lajmet e Fundit