27.7 C
Prizren
E enjte, 16 Shtator, 2021

Kongoli: Në vend të demokracisë me D të madhe, ndërtuam një karikaturë në demokraci

Shkrimtari Fatos Kongoli promovoi në Kalanë e Tiranës romanin “Stinë pandemie”. Autori përmes këtij libri të shkruar gjatë 7 muajve izolim u rikthehet ngjarjeve që kanë përjetuar shqiptarët.

Historiku i këtij viti të vështirë për të gjithë njerëzimin për shkak të pandemisë Covid 19 vjen, si një testament i Fatos Kongolit në romanin “Stinë pandemie”. Në librin e promovuar në Kalanë e Tiranës, shkrimtari rimerr personazhet e rreth 30 vite më parë nga romani “I humburi”,  të cilëve u duhet të përjetojnë ngjarjet e demokracisë; sikundër janë eksodi, ’97, shkatërrimi i lagjeve Tiranase dhe izolimi për shkak të pandemisë.

“Fatos Kongoli ka guxuar, si asnjëherë tjetër të merret me çështjet e ditës, çështjet e ekzistencializmit që shqetësojnë qytetarët shqiptarë në këto 30 vite”, shprehet botuesja Irena Toçi.

“Jam përpjekur të sjell në librin tim indiferencën njerëzore, të paimagjinueshme të realitetit shqiptar. Për këtë kam ndal në dy momente; momentin e prishjes së një lagjeje (buzë lumit). Televizionet kanë pasqyruar ngjarjen, se si në 5 të mëngjesit policia u sul barbarisht, duke i përzënë nga shtëpitë ata banorë gjynahqarë me gaz lotsjellës. Me lëndë helmuese ushtarake. Këtë ngjarje e kam trajtuar me ironi, pasi mendoj se dikush në të ardhmen sipas meje duhet të jap llogari, se ç’u bë me ta. Faktet janë aty të gjitha. Pastaj, është dhe momenti i dytë; kur qytetarët përplasen në Astir me policinë, këtë e kam quajtur blitzkrieg-nazist (lufta rrufe që ishte në themel të ushtrisë hitleriane)”, shpjegon Kongoli.

Përpos ngjarjeve që kanë trondit personazhet e Kongolit, ai ndalet edhe tek dominimi i politikës në kulturë dhe jetën e qytetarëve të thjeshtë, duke ndërtuar jo demokracinë që patën ëndërruar të gjithë në fillmvitet ‘90, por një karikaturë të saj.

“Publiku është i etur për kulturë. Kam bindjen, se klasa politike në vendin tonë është shumë e diskredituar. Për rreth 30 vite pas përmbysjes së diktaturës që kishim shpresa të mëdha, në vend të demokracisë me D të madhe që ëndërruam ne u ndërtua një karikaturë në demokraci. Kjo është vepër e politikës. Sot kjo karikaturë ka arritur formën e saj më të shëmtuar. Njerëzit janë të mërzitur dhe se durojnë dot më këtë gjë”, thotë Kongoli.

Fatos Kongoli është autor i 20 librave. Është vlerësuar brenda edhe jashtë vendit, edhe mban titullin “Mjeshtër i madh”./shqiptarja.com

Më Shumë

Një muaj paraburgim personit që vodhi 20 mijë euro në një këmbimore në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.09.2021...

“Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura..”, New York Times reportazh për afganët në Shëngjin

Mbërritja në Shqipëri e një pjese të civilëve afganë të larguar nga frika e hakmarrjes talibane po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta prestigjioze amerikane...

Kuvendi nesër rinis punimet për sesionin vjeshtor

Kuvendi i Kosovës nesër rikthehet me mbledhjen e kryesisë, ku edhe pritet të caktohet seanca e re. Në këtë mbledhje përveç shqyrtimit të pikave të...

Masat e reja kufizuese/ Pritje dhe ankesa nga qytetarët në kufirin Kosovë – Shqipëri

Vendosja e masave të reja kufizuese për kalimin e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës ka sjellë radhë të gjata në doganë. Udhëtarët që hyjnë në...

Gjendet një granatë në Shajnë të Dragashit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një kosovar nga fshati Shajnë i Dragashit ka informuar se në bjeshkët e fshatit kishte hasur...

Holyfield nokautohet për tre minuta

Kampioni i pesëfisht i botës në boks Evander Holyfield, është nokautuar për tre minuta nga ish-ylli i UFC Vitor Belfort. Rikthimi i Holyfield nuk zgjati...

Totaj zotohet për përmirësimin e shërbimeve publike: Prizreni u keqqeveris nga VV-ja

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, tha për Ekonomia Online se kanë punuar në një program përmbajtjesor...

Digjen rreth 10 hektarë mal në mes të fshatrave Vërmicë – Shkozë

Një mal në mes të fshatrave Vërmicë dhe Shkozë të Prizrenit është përfshirë nga zjarri, të shtunën, rreth orës 13:00, raporton Gazeta Sinjali.   Flakët arritën...

Votimi përmes postës, nga sot deri më 15 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të drejtën për...

Shënohen edhe 368 raste pozitive dhe 14 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar edhe 368 raste pozitive të reja me COVID-19. Po ashtu, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të...

Plani i FIFA-s për Kupën e Botës çdo dy vjet

Tashmë nuk është vetëm një ide, por plan konkret: Kupa e Botës do të zhvillohet çdo dy vjet. Arsène Wenger, kreu i zhvillimit botëror...

Klopp e do Lewandowskin në Liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dëshiron të ribashkohet me Robert Lewandowskin në Anfield. Klopp synon ta bëjë sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, blerjen kryesore...

Dani Alves mbetet pa klub, Sao Paulo i ka borxh 1.8 milion euro

Futbollisti i famshëm brazilian Dani Alves ka mbetur pa klub, pasi Sao Paulo ndërpreu bashkëpunimin për shkak të një mosmarrëveshje borxhi. Alves, 38 vjeç, i...

Dita e Cristiano Ronaldos

Sot është dita e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez sot do ta bëjë rikthimin e tij në “Old Trafford” me Manchester Unitedin. “Djajtë e Kuq” përballen...

Hajdari: Deri më 23 shtator presim të vaksinohen plotësisht punëtorët e Komunës së Prizrenit

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komunës, nga sot duhet të posedojnë certifikatën...

Haskuka: Qëllimi im është që ta fitoj Prizrenin pa balotazh

 Kreu aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se synimi kryesor i tij është që ta fitojë Prizrenin pa balotazh. Ai në “Debat Plus” shtoi...

Lajmet e Fundit