Kongresmeni amerikan i kërkon pesëshes evropiane njohjen e Kosovës

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, i ka bërë thirrje pesëshes evropiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Torres konkretisht u ka bërë thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të njohin Kosovën, kështu duke hapur rrugën për të hyrë në Bashkimin Evropian.

“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE” ka shkruar Torres në Twitter.

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit