8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Kongresmeni amerikan i shpëton sulmit me thikë

Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin u sulmua me mjet të mprehtë teksa mbante një fjalim gjatë fushatës për guvernator të New Yorkut, por ai nuk u lëndua.

Videoja, e publikuar nga dëshmitarët në rrjetet sociale, tregon një person të paidentifikuar, i veshur me një kapele të zezë bejsbolli, duke iu afruar me shpejtësi ligjvënësit në skenë gjatë tubimit elektoral të djeshëm teksa mbante “armën e ftoftë” në dorë.

Në video, burri mund të dëgjohet duke i përsëritur Zeldin-it “e mbarove” teksa i ofron dorën në fytyrë.

Kongresmeni e shtyu atë, përpara se të dy të binin në tokë, ndërsa disa të tjerë u përpoqën të nënshtronin të dyshuarin.

 

Një zëdhënëse e ekipit zgjedhor të Zeldin njoftoi në Twitter se i dyshuari u përpoq të godiste me thikë kongresmenin.

Ajo tha gjithashtu se politikani përfundoi fjalimin pas incidentit dhe falënderoi policët që u përgjigjën gjatë sulmit.

Policia lokale nuk ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë incident.

Zeldin, një nënkolonel i rezervës së ushtrisë amerikane, i cili ka përfaqësuar Long Island në Kongres që nga viti 2015, është një aleat i Donald Trumpit dhe ishte në mesin e republikanëve në Kongres që votuan kundër konfirmimit të fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020. /Telegrafi/

Më Shumë

Kastrati: Synojmë që Malisheva të bëhet komuna më e pastër në vend

Ka nisur aksioni njëmujor për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës, me moton “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zgjasë gjatë...

Liria vë në shitje fanella për kauzë humanitare në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova

FC Liria ka njoftuar vënien në shitje të fanellave të klubit në kuadër të një iniciative humanitare, në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova. Fanellat janë...

Lajmet e Fundit