12.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Konjufca: Jemi të alarmuar, Serbia duhet të sanksionohet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një intervistë për DW shqip ka folur për sfidat aktuale për sigurinë në Ballkan dhe mundësitë e përballjes së tyre.

Ai thotë se janë të alarmuar pas sulmit të 24 shtatorit, raporton Paparaci.

“Jemi të alarmuar, sepse u sulmuam më 24 shtator: Ishte një sulm terrorist dhe akt agresioni i shtetit të Serbisë mbi Republikën e Kosovës. Sepse një grup i madh i armatosur hyri nga shteti i Serbisë brenda territorit tonë, e vrau policin Afrim Bunjaku, dhe plagosi të tjerë, me qëllimin e qartë që të aneksojë një pjesë të Kosovës”, tha ai.

Konjufca vlerëson se Serbia duhet të sanksionohet, “të vendoset në karantinë”.

“Duhet të sanksionohet Serbia, kjo duhet të ndodhë patjetër. Në kuptimin e sigurisë Serbia duhet të vendoset në karantinë, pa e vendosur Serbinë në karantinë në kuptim ndërkombëtar, gjithmonë prej aty do të burojnë forca destabilzuese drejt Kosovës, drejt Bosnjës, edhe drejt Malit të Zi, bile. Këto tri shtete janë në shënjestër të Serbisë. Serbia ka nevojë për një protektorat ndërkombëtar. Ushtria e Serbisë, inteligjenca e Serbisë, ministria e Mbrojtjes ministria e puneve te Brendshme të Serbisë duhet të monitorohen nga vendet e BE-së, sepse këto institucione dalin në shtete të tjera e vrasin njerëz, siç na ndodhi neve me sulmin e 24 shtatorit”, tha tutje ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Vrasja e 15-vjeçares në Prizren, Drejtoresha e Arsimit kërkon ndëshkim të ashpër për dorasin

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së 15-vjeçares nga prindi i saj, duke kërkuar...

‘Ribashkohen’ Babastars me një mungesë!

Për shumë vite ishin lider në industrinë e hip-hopit shqiptar. ‘Babastars’ krijoi shumë hite të cilat rezultuan nga ato që i rezistojnë kohës. Por, sikurse në...

Lajmet e Fundit