14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Konjufca: Mos e votoni Gjykatën Speciale

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë Gjykatën Speciale sepse ajo e përmbys realitetin historik.

“Ne luftuam për liri, Serbia luftoi për pushtim. Gjykata Speciale e rrënon sovranitetin e sistemit tonë gjyqësor. Gjykata speciale e tkurr sovranitetin e Kosovës në pesë instanca dhe tri nivele gjyqësore. Kjo është fotografia e Valmirit të vrarë, është i masakruar. Çka t’u themi këtyre familjeve për gjakun e familjeve të tyre. Gjykata Speciale nuk ka drejtësi për këta njerëz. Mos e votoni Gjykatën Speciale, sepse të mos e votosh specialen, nuk do të thotë se je kundër drejtësisë. Edhe VV-ja, edhe partitë tjera opozitare do të votonin për një gjykatë që i gjykon të gjitha krimet, madje edhe rastin e Valmirit”, ka thënë ai.

Më Shumë

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Lajmet e Fundit