Kontrolle në dy lokacione në Prizren, policia gjen drogë dhe arreston katër persona

Policia e Kosovës gjatë kontrolli në një lokal në Prizren ka gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë, para të gatmshme, një telefon mobil, një peshore, një grinder dhe një thikë.

Më pas, më urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës është kontrolluar edhe shtëpia e njërit prej të dyshuarve, në të cilën janë gjetur dhe sekuestruar një peshore elektrike dhe para të gatshme.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në lidhje me rastin janë arrestuar katër të dyshuar dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45 në Prizren.

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Lajmet e Fundit