Korenica i VV-së premton transport që lidh fshatrat me Rahovecin

Qendra Rinore SHL-K në Rahovec, në kuadër të aktiviteteve të saja për rininë, nga data 9 – 13 tetor ka organizuar debate të hapura publike me kandidatët potencialë, të cilët garojnë për kryetar komune në Rahovec.

I ftuar për sot ishte kandidati nga radhët e LVV-së, Visar Korenica, i cili u premtoi të rinjve se do të pasurojë bibliotekën e qytetit dhe të shkollave me tekste shkollore dhe shkencore, ndihmë të nxënësve dhe mësimdhënësve, pastaj internshipin veror në komunë, si dhe përkrahje studentëve për punësim.

Ai po ashtu premtoi se do të sigurojë transportin publik që lidhin qytetin me fshatrat ku të rinjtë të cilët janë pjesë e aktiviteteve vullnetare mund ta shfrytëzojnë atë pa pagesë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit