15.3 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Kosova e Italia së shpejti me marrëveshje bashkëpunimi në kulturë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, dhe drejtoreshën e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandra Bertini Malgarini.

Në takim u diskutua për konkretizim të bashkëpunimit në fushën e kulturës mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë përmes nënshkrimit të marrëveshjes shtetërore mes dy vendeve për bashkëpunim dhe për akreditimin e përfaqësisë së Institutit Italian të Kulturës edhe në Kosovë i cili do të mundësojë përkrahjen dhe realizimin e projekteve konkrete në kulturë.

Gashi u pajtua për vazhdimin dhe përshpejtimin e procedurave që këto nisma konkrete të finalizohen sa më shpejtë. Ai tha se ky konkretizim i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë do të nxisin shkëmbimin kulturor në përvoja të ndryshme mes institucioneve kombëtare dhe profesionistëve të fushës.

Nga ana e tij, ambasadori Sardi e falënderoi ministrin Gashi për gatishmërinë e treguar dhe u shpreh se marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës pas përfundimit të procesit të negocimit në të cilin ndodhet momentalisht, kur të nënshkruhet si marrëveshje mes dy vendeve, do të hapë një kapitull të ri në bashkëpunimin kulturor mes Italisë dhe Kosovës.

Ndërsa drejtoresha e Institutit e njoftoi ministrin për punën e institucionit që drejton dhe u shpreh se me akreditimin e tij edhe në Kosovë, hapet mundësia për realizimin e shumë projekteve të përbashkëta.

Më Shumë

Super spektakli i basketbollit vazhdon në Prizren

Finalet e “Play-off”-it po dhurojnë spektakël të basketbollit. Sfida me dramë dhe adrenalinë, raporton PrizrenPress. Bashkimi dhe Trepça po kërkojnë titullin e kampionit, derisa seria finale...

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Ka dështuar edhe sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj.   -- Legjislatura e nëntë e Kuvendit të...

Lajmet e Fundit