15.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Kosova i vazhdon përgatitjet për ndeshjet e tetorit

Ekipi përfaqësues i Kosovës po vazhdon të përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022, që do t’i luajë këtë muaj.

“Dardanët” janë grumbulluar dje për herë të parë, ndërsa sot prej orës 17:00 do ta zhvillojnë seancën e dytë stërvitore.

E më pas, Federata e Futbollit të Kosovës njofton se Verdhekaltrit do të zhvendosen në kompleksin e FFK-së në Hajvali, ku do të ushtrojnë prej nesër e tutje prej orës 12:00.

Në stërvitjen e parë në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes ishin 19 futbollistë, ndërsa ekipit nga sot do t’i bashkohen edhe yjet si Milot Rashica, Bersant Celina, Florent Hadërgjonaj, Lirim Kastrati e Herolind Shala.

Për herë të parë, pjesë e “Dardanëve” ishte edhe Toni Domgjoni.

Kosova do të luajë me Suedinë këtë të shtunë në udhëtim, ndërsa të martën tjetër do ta presë Gjeorgjinë në stadiumin “Fadil Vokrri”,.

Deri tash, Kosova i ka grumbulluar 4 pikë në Grupin B nga pesë ndeshje të zhvilluara.

Më Shumë

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe...

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Lajmet e Fundit