1.8 C
Prizren
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Kosova merr pjesë në sesionin e Parlamentit Kulturor Evropian

Parlamenti Kulturor EvropianParlamenti Kulturor Evropian është forum i cili mbledh mbi 100 personalitete evropiane në fushën e artit dhe kulturës.

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli, është ftuar të marrë pjesë në sesionin e dymbëdhjetë të Parlamentit Kulturor Evropian i cili këtë vit do të mbahet në Edinburg të Skotlandës më datat 25-26 shtator 2013.

Siç njoftohet nga Galeria Kombëtare, Shkololli do jetë pjesëmarrës në simpoziumin me temë lirinë e shprehjes I cili do të mbledhë artistë dhe profesionistë të artit nga e gjithë Evropa për të adresuar rolin e politikave të artit në raport me lirinë e shprehjes.

Shkololli do të spreh pikëpamjet e tij për zhvillimet në Evropë nga perspektiva e angazhimit të tij kulturor.

Parlamenti Kulturor Evropian është një forum i cili mbledh mbi 100 personalitete evropiane në fushën e artit dhe kulturës. Parlamenti synon të rrisë bashkëpunimin kulturor në Evropë si dhe të forcojë rolin e ideve kulturore dhe artistike në debatin mbi të ardhmen e Evropës. Poashtu, ECP mbështet vlerat e përbashkëta, identitetin kulturor, diversitetin dhe tolerancën, si dhe promovon ndërtimin e urave mes kulturave.

Shkololli është anëtar i Parlamentit Kulturor Evropian që nga viti 2003, ndërsa për të dytin vit me rradhë ai do ta përfaqësojë institucionin e Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Përveç Shkolollit, këtë vit në takimin e ECP do të marrin pjesë edhe arkitektja Eliza Hoxha dhe Drejtori Artistik i DokuFest –it, Veton Nurkollari, të cilët janë nominuar të jenë anëtarë të ECP nga Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren kërkon mbledhje të jashtëzakonshme për faljen e borxhit të tatimit në pronë

Kuvendi i Prizrenit, në fillim të muajit shkurt me shumicë votash kishte miratuar rekomandimin për faljen e borxhit prej 100 euro për tatimin në...

Akuzat për përdhunim, kërkohen 12 vjet burg për Dani Alves

“Çështja Alves” vazhdon të evoluojë dhe futbollisti brazilian, i cili ndodhet në paraburgim të përkohshëm në qendrën e vuajtjes së dënimit “Brians II”, përballet...

Lajmet e Fundit