Kosova mund të luajë miqësore me Madagaskarin në Paris

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është në bisedime me Federatën e Futbollit të Madagaskarit për aranzhimin e një ndeshjeje miqësore në muajin mars. Dhe, nëse arrihet marrëveshja, atëherë do të zhvillohet në Paris, ka bërë të ditur të martën kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi në bisedime me zyrtarët e Federatës së Futbollit të Madagaskarit për të luajtur miqësore në data të lira të FIFA-s, në muajin mars. Bisedimet janë duke u zhvilluar dhe normalisht do të duhet që marrëveshja të arrihet. Por tash për tash nuk ka asgjë të konfirmuar”, ka thënë Vokrri.

Ai ka shtuar se kjo ndeshje mund të zhvillohet në Paris, meqë në Kosovë është e pamundur. Stadiumi i vetëm që plotëson kushtet për miqësore, ai “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të jetë i zënë në fund të muajit mars, pasi përfaqësuesja U21 do të ketë ndeshje kualifikuese.

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit