1.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Kosova në miqësoren e radhës luan kundër ish-trajnerit të Real Madrid

Në ndeshjet miqësore që parashihen nga FIFA, ku tani është pjesë edhe Kosova, përfaqësuesja jonë të martën e 29 majit e zhvilloi takimin kundër Shqipërisë, me ç’rast përveç fitores 3-0, me paraqitjen e saj shumë të mirë, tregoi se me përzgjedhësin e ri Bernard Challandes dhe me këtë grup të ri futbollistësh, është në rrugë të mirë për t’u konsoliduar si një ekip serioz dhe me potencial të madh.

Miqësorja e dytë fillimisht ishte paraparë të ishte ajo kundër Bregut të Fildishtë këtë të diel më 3 qershor, mirëpo në momentet e fundit ky takim u anulua pas tërheqjes së përfaqësueses afrikane.

Megjithatë, siç kishte paralajmëruar Insporti.com gjatë ditës së djeshme, Kombëtarja e Kosovës ndeshjen miqësore të së dielës me Bregun e Fildishtë, me gjasë do ta zëvendësonte me një përballje kundër përfaqësueses së Iranit.

Më pas u konfirmua se pikërisht miqësorja e ardhshme, që luhet po të dielën më 3 qershor, përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon kundër Iranit në stadiumin “Fatih Terim”, ku i zhvillon ndeshjet si nikoqir njëra nga skuadrat kryesore turke, Istanbul Basaksehir.

Irani drejtohet nga ish-trajneri i Real Madrid, Sporting Lisbonës dhe Portugalisë, Carlos Queiroz, i cili paraprakisht kishte qenë edhe asistent i të madhit Sir Alex Ferguson te Manchester United.

Përndryshe, Irani do të jetë pjesë e Kupës së Botës në Rusi që fillon nga 14 qershori dhe është në grupin B bashkë me Portugalinë, Spanjën dhe Marokun.

Kurse pas fitores ndaj Shqipërisë, ky do të jetë një tjetër test për djelmoshat e përzgjedhësit Bernard Challandes, që ka sjell një tjetër mentalitet, atë sulmues e fitues, te Kombëtarja e Kosovës. /

Më Shumë

Katër të arrestuar në Rahovec, s’e larguan traktorin nga trafiku, i kanosën edhe policët

Katër persona janë arrestuar në Rahovec pasi që të njëjtit kanë kanosur verbalist policët të cilët kishin kërkuar nga ta të largonin traktorin nga...

Në Mamushë përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare

Në komunën e Mamushës është bërë përurimi i Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare Në këtë përurim morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë,...

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit