11 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Kosova pa viza, dalin detaje nga miratimi i vendimit në PE

Parlamenti Evropian përfundimisht ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët këtë të martë, duke u dhënë të drejtën qytetarëve të Kosovës të lëvizin të lirë në Evropë nga 1 janari i vitit 2024.

PE-ja miratoi marrëveshjen për lirinë e vizave me qëndrim të shkurtër me Kosovën, njofton Klankosova.tv.

“Qytetarët e Kosovës do të lejohen të udhëtojnë në BE – dhe qytetarët e BE-së të shkojnë në Kosovë – pa kërkuar vizë, për periudha deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një kuadër të ngjashëm vizash për zonën Shengen”, thuhet në njoftimin e PE-së në faqen zyrtare të tyre.

Përjashtimi i vizave do të hyjë në fuqi pasi të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast deri në vitin 2024.

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Më Shumë

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Lajmet e Fundit