16.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Kosova pëson rënie në ranglistën e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar rënie në renditjen e përgjithshme botërore të FIFA-s, të publikuar të enjten.

“Dardanët” aktualisht zënë pozitën e 117-të në ranglistë me 1.158 pikë, një pozitë më poshtë se që ishin muajin e kaluar.

Kjo rënie është pasojë e rezultateve negative të marra në muajin tetor. Më 8 tetor, Kosova humbi nga Maqedonia e Veriut në plejofin e Ligës së Kombeve 2:1, që ishte mundësi e mirë për të vazhduar ëndrrën për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Tri ditë më pas, Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” humbi nga Sllovenia me rezultatin minimal 1:0, derisa më 14 tetor, barazoi pa gola në udhëtim me Greqinë. Të dy ndeshjet ishin të vlefshme për Ligën e Kombeve – C.

Rënie, për tri pozita, në ranglistën e FIFA-s ka pësuar edhe Shqipëria, që tash renditet në vendin e 69-të, me 1.345 pikë.

“Kuqezinjtë” në muajin tetor i luajtën dy ndeshje, ndaj Kazakistanit e Lituanit, dhe që të dyja përfunduan me rezultat identik 0:0,

Ranglistën e FIFA-s e kryeson Belgjika, e përcjell nga Franca dhe Brazili.

Më Shumë

Përballje të jashtëzakonshme në javën e 27-të të Superligës

Java e 27-të në ProCredit Superligë pritet të sjellë super përballje dhe sfida shumë të rëndësishme para fillimit të garave shtesë. Trepça dhe Bashkimi kanë...

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit