4.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Kosova do ta ketë qeverinë gjithpërfshirëse

Ramiz LladrovciKosova mund të ketë së shpejti qeverinë e re, që mund të jetë qeveri me bazë të gjerë. I ngarkuari me punë i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci i tha “Ora News” se ngërçi politik në Prishtinë do të zgjidhet së shpejti. Që një diplomat del edhe në publik dhe jep vizionet e solucionet për kriza politike të brendshme- kjo i ngjet veç Kosovës.

“Do ta gjejmë një mundësi daljeje nga kjo situatë”, – tha Lladrovci, – “në mënyrë që Kosova të ketë një qeverisje, besoj unë dhe besoj se është në të mirë të Kosovës, një qeverisje me bazë të gjërë, pa përjashtuar asnjë parti. Unë besoj se do ta gjejnë një zgjidhje, liderët tanë dhe nuk do të lejojnë që Kosova të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi imazhi i Kosovës po vjen duke u zbehur dhe kemi një rëni të interesimit të ndërkombëtarëve për Kosovën përsa po e zgjasim këtë ngërç.”

Zoti Lladrovci pohoi se kriza e paszgjedhjeve parlamentare po e dëmton rëndë Kosovën. Ashtu siç e dëmton imazhi që një diplomat nuk do të duhej të bënte për vendin e tij: të flasë në publik për zhvillimet partiake!

Më Shumë

Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime

Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti as ndihmës trajneri i...

Prizreni pret derbin e madh: Liria sfidon lideren Vushtrria

Sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të Ligës së Parë të Kosovës, ku Liria pret lideren...

Lajmet e Fundit