11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Kosovarja që synon ta përfaqësojë Zvicrën në “Eurovision”

Arbëresha Latifaj-kengetareArbëresha Latifaj është duke konkurruar për të marr pjesë në festivalin muzikorë “Eurovision Song Contest Swizerland”, ku fituesi do të përfaqësoj Zvicrën në “Eurovision” i cili mbahet në maj të vitit tjetër në Austri.

Në këngën e saj “Same Stars” ajo këndon kundër paragjykimeve të njerëzve, në veçanti ato që bëhen ndaj kosovarëve. Për ta dërguar Arbëreshën në finale, kërkohet të votohet në sajtin esc.srf.ch i cili është i hapur deri me datën 17 nëntor.

Arbresha Latifaj studion për muzikë në Cyrih por në të njëjtën kohë ajo edhe realizon këngë të reja. Këtë vit vajza nga Kosova që jeton në Kreuzlingen të Zvicrës ka vendosur që të konkurrojë për të marr pjesë në “Eurovision Song Contest Swizerland”.

Kënga dhe klipi më titull “Same Stars” flet kundër paragjykimeve të njerëzve në vende të ndryshme, e në veçanti kundër kosovarëve në Zvicër.

“Arsyeja pse dëshiroj të përfaqësoj Zvicrën në ”Eurovizion” është sepse dua të luftoj paragjykimet të cilat këtu kanë qenë kundër kosovarëve. Qëllimi i muzikës sime është gjithashtu për të nxitur mirëkuptimin ndërkombëtarë. Unë dua të them bëni dashuri e jo luftë”, ka thënë Arbëresha, transmeton “albinfo.ch”.

Këngëtarja Latifaj më këtë pjesëmarrje dëshiron të tregoj një imazh tjetër të kosovarëve në Zvicër. “Unë duhet ë bëj diçka për shkak të prejardhjes sime e cila nuk pranohet si duhet këtu. Shpesh më është krijuar ndjenja që nuk jemi të mirëpritur dhe ka paragjykime.

Për këtë unë ngas biçikletë, dhe jo BMW”, ka thënë ajo.

Pasioni i saj është i lidhur me muzikën, ndërkaq pëlqen teatrin, letërsinë gjermane, udhëtimet, por me mburrje pranon se është kosovare.

Arbëresha shpreson që pjesëmarrja në “Eurovision Song Contest Swizerland” do të i hap dyer të reja në karrierën e saj, ndërkaq kërkon nga të gjithë që ta votojnë në sajtin e më poshtëm esc.srf.ch i cili është i hapur deri në mëngjesin e datës 17 nëntor.

Më Shumë

Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

Në Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku...

Kastrati shtroi iftarin tradicional në Malishevë

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizoi iftarin tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë aktivitet morën pjesë...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit