18.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

KQZ ka certifikuar 92 subjekte politike

KQZ-valdetedakaJanë edhe nëntë subjekte politike, të cilat e presin vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Zyra për regjistrimin e partive politike ka shqyrtuar dokumentacionin e 5 partive politike dhe 4 nismave qytetare, ndërsa tani i mbetet KQZ-së që të vendos për certifikimin e tyre. Zyra për certifikimin e partive politike nuk bën të ditur se çfarë ka rekomanduar për Listën qytetare “Serbia”, ndërsa në KQZ thonë se nëse kjo listë i përmbush kushtet do të certifikohet. Kushti kryesor është ndryshimi i emrit të saj.

Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 92 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor. Kanë mbetur edhe nëntë subjekte për certifikim, në mesin e të cilave edhe Lista qytetare “Serbia”, raporton RTK.

Udhëheqësja e Zyrës për regjistrimin e partive politike, Miradije Mavriqi thotë se është KQZ-ja ajo që do ta thotë fjalën e vetë në mbledhjen e radhës për certifikimin edhe të nëntë subjekteve të fundit që kanë mbetur pa u certifikuar.

“Zyra e ka shqyrtuar dokumentacionin vetëm kemi rekomandimet për nëntë subjekte politike, jemi në procedurë, do të thotë sot ose nesër kur do të mbahet mbledhja e radhës e KQZ-së janë për pesë parti politike dhe 4 iniciativa qytetare”, tha Mavriqi për Radio Kosovën.

Mavriqi nuk dëshiron të jap ndonjë koment lidhur me rekomandimin që kjo zyre do të jap për listën “Serbia”.

Nga ana tjetër, anëtari i KQZ-së, Ilir Gashi thotë se vendimi i KQZ-së do të jetë në bazë të rekomandimeve që jep Zyra për regjistrimin e partive politike. Ai thotë se nëse i plotëson kushtet, edhe kjo listë qytetare do të certifikohet. E një prej kushteve kryesore në rastin e Listës qytetare “Serbia”, është ndryshimi i emrit të saj.

“Të gjitha subjektet politike, emërtimet e tyre duhet t’i kenë në harmoni me frymën ligjore në Kosovë. Kështu që njëra nga to ka qenë edhe në rastin e Listës Serbia dhe ne presim që të gjitha rekomandimet do të plotësohen edhe do të kthehen dhe vetëm atëherë kur të verifikojmë që rekomandimet tona janë të plotësuara atëherë edhe mund të marrim vendim për të certifikuar të gjitha subjektet politike, edhe për rastin konkret”, tha Gashi për Radio Kosovën.

Ndryshe, nga 105 subjekte që kanë aplikuar për certifikim në KQZ, 2 janë tërhequr nga gara, ndërsa 92 janë certifikuar deri më tani. Kanë mbetur edhe 9 subjekte për t’u certifikuar, 5 parti politike dhe 4 nisma qytetare. Hedhja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të bëhet të enjten më 19 shtator.

Më Shumë

Akti 4: Të dielën përballen Ylli me Trepçën

Të dielën zhvillohet përballja e katërt finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Mitrovicasit po udhëheqin 2:1 në serinë finale dhe nëse fitojnë do të...

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna të Kosovës është shtyrë afati i regjistrimit të popullsisë me kërkesë të tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur...

Lajmet e Fundit