11.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Limaj rishpallet i pafajshëm

Fatmir-Limaj5-22

(E Plotësuar) Fatmir Limaj, Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, janë shpallur të pafajshëm në rastin “Kleçka” nga trupi gjykues i këtij procesi gjyqësor, i kryesuar nga Malkom Simons.
Ndërkohë është duke u marrë vendimi për të tjerët, raporton ‘Epoka e re’.

Përveç Fatmir Limajt, në rastin “Kleçka” kanë qenë të përfshirë edhe Arben, Naser e Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Naser, Sabit e Shaban Shala si dhe Besim Shurdhaj.

Vitin e kaluar Gjykata e Qarkut në Prishtinë, tani Themelore, kishte shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit për rastin “Kleçka”, mirëpo në po të njëjtin vit Gjykata Supreme kishte marrë vendim ta kthejë komplet në rigjykim rastin “Kleçka”.

 

Sot vendoset për rastin “Kleçka”

Gjykata Supreme sot vendos nëse ish komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj dhe nëntë ish luftëtarët e tij janë fajtorë për veprat për të cilat akuzohen nga Prokurori Mairizio Salustro ose jo.

Avokatët mbrojtës vlerësojnë se nëse do të respektohet drejtësia, atëherë do të jetë vetëm një aktgjykim, ai lirues për Fatmir Limajn dhe të tjerët. Derisa, ekspertë ligjor thonë se duke parë lëndën dhe provat e paraqitura, patjetër se për të akuzuarit e rastit “Kleçka” do të duhej të vinte vetëm aktgjykimi lirues.

Tomë Gashi, avokati i Fatmir Limajt, shprehet i bindur se duke i marrë për bazë provat e administruara në rigjykimin e këtij rasti, dhe nëse respektohet drejtësia, atëherë do të jetë vetëm një aktgjykim për Fatmir Limajn dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij, e ai është lirues.

Gashi thotë se prokurori e ka thënë vet se e gjithë aktakuza është ndërtuar mbi bazën e një dëshmitari dhe deklaratave të tij, duke provuar t’i mbështesë me dëshmitarë të tjerë, por që gjithë i kanë ndërruar deklaratat e tyre, në seancën gjyqësore, nga ato të cilat i kanë dhënë tek prokurori, duke deklaruar se kanë qenë të kërcënuar, të shantazhuar nga prokurori, gjë të cilën e ka thënë edhe vet dëshmitari kryesorë Agim Zogaj.

“Ne, përfundimisht, nëse respektohen dispozitat ligjore dhe nëse respektohet drejtësia në parim, po ashtu, edhe provat gjatë këtij rigjykimi, atëherë presim vetëm një lloj të aktgjykimit, dhe përfundimisht do të ishte aktgjykim lirues për Fatmir Limajn, por besoj edhe për nëntë ish bashkëluftëtarët e tij që janë me vite të tëra duke u përballur me këto akuza dhe përfundimisht do të duhej të mbyllej ky kapitull i ndjekjes penale për Fatmir Limajn për krime lufte për të cilat nuk ka asnjë provë që ka mundur të jetë i involvuar për këto çështje për të cilat prokurori është duke e akuzuar permanent”, ka thënë Gashi për Kosovapress.

Ndërsa, profesori Riza Smaka, i cili thotë se e ka përcjell me vëmendje këtë proces, shprehet se asnjë vendim tjetër nuk duhet të jetë në këtë proces, përveç atij lirues.

“Unë e konsideroj këtë proces juridiko penal të inspiruar politikisht. Unioni Evropian e ka një politikë absolutisht subjektive dhe tendencioze dhe të papranuar. Sepse tenton ta bëjë një barazim mes palës serbiane dhe shqiptare, kosovare, do të thotë ta bëjë një balancë, se ata kanë bërë krime, ne paskemi bërë krime, që absolutisht nuk qëndron. Sepse ne ishim viktimë, populli ishte i paarmatosur, nuk ishte agresor, aq sa ka mundur të mbrohej është mbrojtur në pragun e vet, në trojet e veta, ndërsa Serbia ishte agresori, hegjemoniste, që bënë krime të papara e që për çudi pikërisht Unioni Evropian i mohojnë apo abstrakojnë”, ka thënë Smaka për Kosovapress.

Ndërkohë, në fjalën përfundimtare të tij, Prokurori Mairizio Salustro ka këkruar që të akuzuarit të shpallën fajtor për veprën për të cilën akuzohen.

Sot, në orën 14:00, trupi Gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtare vendore, do të shpallin aktgjykimin përfundimtar për të akuzuarit në rastin “Kleçka”, pas rigjykimit që ka zgjatur me shumë se gjashtë muaj dhe mbajtjes dhjetëra seancave gjyqësore./Kosovapress/

Më Shumë

Tentim vrasje në Dragash: Dyshohet se dhëndri e ka plagosur vjehrrin

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash. Dyshohet se dhëndri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vjehrrit të tij. Si pasojë ai ka...

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Lajmet e Fundit