18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Krasniqi: Jam i pafajshëm

Miniri 2Drejtori i Administratës të Komunës së Prizrenit, Minir Krasniqi, ka deklaruar se është i pafajshëm në të gjitha akuzat që ka ngritur EULEX-i. “Jam i pafajshëm”. Tha Krasniqi.
Prokuroria e EULEX-it, Krasniqin e rëndon me dy akuza, atë për blerjen e një prone, që është në kontest gjyqësorë, si dhe vendimin për dhënien në shfrytëzim të shkollës “Mehmet Akif”.Pjetër Pëgjoka,avokat mbrojtës i Krasniqit në seancën gjyqësore ka paraqitur prova të reja të cilat e shfajësojnë klientin e tij.

Gjykimi kundër kryetarit të Prizrenit,Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tjerë do të vazhdojë me 19 nëntor. Në këtë seancë do të merret në pyetje edhe i dyshuari i fundit i këtij procesi gjyqësorë, ish- drejtori i Drejtorisë së Kadastrës Kadri Ukimeri. Sipas palës mbrojtëse procesi është drejt përfundimit dhe pritet të përfundoj në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Prokuroria e EULEX-it, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Sipas njoftimit, afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e...

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Lajmet e Fundit