15.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Krasniqi: Jemi bashkë me Limajn

Limaj-KrasniqiJakup Krasniqi, në një intervistë për emisionin “Rubikon” në KTV, ka folur për shumë gjëra që janë duke ndodhur në Kosovë momentalisht.

Temë kryesore e diskutimit ka qenë subjekti i tij i ri, dhe largimi nga PDK. Krasniqi ka thënë se, megjithëse është një ndër themeluesit të PDK-së, kjo parti ka degraduar.

Ai ka përmendur edhe Iniciativat që janë formuar së fundmi, por ka thënë se ecja e tij politike nuk do të varet nga këto Iniciativa.

“Unë do të vazhdoj të mendoj se qytetarëve të Kosovës i duhet një organizim, që është më i përgjegjshëm dhe që nuk e ndjen veten që është i pozicionuar mirë, se ka kushte të mira, se partitë politike nuk formohen për të qenë në një pozitë të mirë kryetarët e partive”, është shprehur Krasniqi.

Kryekuvendari i Kosovës ka thënë se duhet të formohen parti “për të krijuar favore për të gjithë qytetarët, për të ngrit kualitetin e jetës për të gjithë qytetarët”.

“Ne mendojmë që në Kosovë duhet të bëhen ndryshime cilësore. Demokracia duhet të zhvillohet. Duhet të respektohen zgjedhjet e lira, dhe rezultati i atyre zgjedhjeve duhet të jetë vullneti i qytetarëve, e jo i komisionarëve”, u shpreh Krasniqi, citon Zëri.

Ai ka akuzuar partitë politike në skenën kosovare se nuk janë të gatshme të respektojnë sundimin e ligjit. “Pa zgjedhje të lira, pa sundim të ligjit… Kosova e ka vështirë për të krijuar një bazament të sigurt për tu integruar në strukturat euro-atlantike”.

Duke folur rreth organizimit të tij të ri politik, Krasniqi ka thënë se është bashkë me Fatmir Limajn.

“Realisht ne jemi bashkë, jemi duke biseduar me njerëzit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se nuk e di kur do të formojë subjektin e tij politik, duke pretenduar se do të formojnë një subjekt politik që do të jetë respektues i sundimit të ligjit.

Krasniqi ka thënë se ka shumë të interesuar për të ndryshuar skenën politike, si nga deputetët, ashtu edhe nga qytetarë tjerë.

Më Shumë

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit