Dy boksierët do të dalin në ring më 5 gusht në Prishtinë.

Boksieri nga Kosova duke folur në një intervistë ekskluzive në RTK të hënën ka thënë se kundërshtari i tij është i rrezikshëm.

“Nadjib Mohammedin e njoh. Është një boksier shumë i fortë, që ka përvojë shumë të madhe, ku ka boksuar për tituj të botës disa herë, ka qenë kampion i Evropës e i Francës. Është një kundërshtar i rrezikshëm, por une gjithmonë kam dashur që ta marrë një punë të vështirë që të jem më i displinuar dhe ta ketë efektin më të madh”, ka thënë Krasniqi.

Boksieri nga Kosova ka thënë se gjithmonë e ka pasur ëndërr të boksojë para publikut të vendit të tij.

“Plani për organizimin e meçit në Kosovë është bërë shumë kohë më përpara. Është diçka që gjithmonë e kam dashur dhe po e pres me padurim shijimin e kësaj mbrëmje. Është diçka që do të jetë një ndenjë e veçantë për mua”, është shprehur ai.

Ai ka folur edhe për përgatitjet e tij për meçin.

“Janë katër javët e fundit deri tek meçi. Në njërën anë është një kohë goxha e gjatë, por në anën tjetër veçse po e dëgjoj gongun duke rënë e duke hyrë në ring. Aq kohë e shkurtër që është”, ka thënë Krasniqi.