15.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Krasniqi kritikon qeverinë për rritjen e çmimit të rrymës: Po kërcënohet mirëqenia e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka akuzuar qeverinë lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind.

Krasniqi ka vlerësuar se ky veprim është goditje e radhës për të gjitha familjet kosovare që sipas tij po varfërohen çdo ditë e më shumë.

“Vitin e kaluar e rritën mbi 100 për qind çmimin e energjisë elektrike. Megjithatë, kësaj qeverie, që simbol të saj e ka sekserin e tregtisë me energji, Martin Berishajn, nuk u mjaftoi kjo. Dje, çmimin e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët tanë e rritën edhe për rreth 15 për qind. Ky veprim është goditje e radhës për të gjitha familjet kosovare, të cilat, në këtë periudhë të krizës dhe ngritjes së të gjitha çmimeve të tjera, po varfërohen çdo ditë e më shumë. Në këto dy vjet, përmes të gjitha veprimeve të saj, kjo qeveri vetëm sa e ka rritur koston e jetesës për qytetarët e Kosovës, duke keqkuptuar dhe keqpërdorur në thelb misionin e saj”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Më tutje, Krasniqi ka thënë se me këtë lloj qeverisjeje, numri i qytetarëve të cilët do të emigrojnë do të vazhdojë të thyej rekorde të reja.

“Një gjë është e sigurt: me këtë lloj qeverisjeje, e cila po vështirëson dhe rëndon jetën e qytetarëve në çdo aspekt, numri i atyre të cilët do të emigrojnë do të vazhdojë të thyej rekorde të reja. I indinjuar thellësisht me këtë kaos qeverisës, i cili po e kërcënon në vazhdimësi mirëqenien e qytetarëve dhe stabilitetin e shtetit tonë. Mjaft më!”, ka shkruar Krasniqi.

Më Shumë

Këtë vit në Rahovec, më pak perime e më shumë drithëra të mbjella |Video

Kushtet klimatike të pranverës së këtij viti nuk ishin të favorshme për bujqit në Kosovë. Por edhe mungesa e punëtorëve ka bërë që në...

8 mijë nxënës me pak në Rahovec, shkak migrimi dhe rënia e natalitetit

Anduena Bajraktari edhe pak javë përfundon klasën e 8 të fillores. Ajo ndjek mësimet në shkollën e mesme të ultë “Sulejman Vokshi” në Polluzhë të...

Mona Liza

Lajmet e Fundit