Katër aksidente në Prizren, pesë të lënduar

Katër aksidente të trafikut kanë ndodhur dje në Prizren.

Pesë persona janë lënduar.

Ata kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë, përcill “PrizrenPress”.

 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

• Rr Ukshin Hoti, Prizren 23.03.2023-06:50. Ka ndodhë aksident trafiku ne mes të tre veturave. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj kosovar të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull kosovar i cili ka shkaktuar aksidentin është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

• Rr.Ahmet Prishtina, Prizren 23.03.2023-11:00. Ka ndodhë aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

• Prizren 23.03.2023 – 15:10. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një mjeti pune në lëvizje dhe një motoçiklete, me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

• Rr. Ekrem Rexha, Prizren 23.03.2023 – 17:20. Ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një motoçiklist me ngasës mashkull kosovar, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spital.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Lajmet e Fundit