Krasniqi, Kurtit: Në vilën e kasapit të Kosovës, Titos, pranove të gjitha ato që i kundërshtoje

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për marrëveshjen e arritur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Krasniqi, në seancën e raportimit të Kurtit për marrëveshjen, tha se ai në vilën e Titos, kasapit të Kosovës, pranoi të gjitha ato që i kundështoi gjithmonë.

“Gjatë dy vjetëve të fundit kemi fol e diskutuar shumë rreth çështjes së dialogut, megjithatë sot jemi dëshmitarë të degradimit esencial të gjithë procesit të dialogut dhe pytja e parë që duhet bërë Kurtit është se çka ka çka s’ka”.

“Me një fjali mbrëmë Kurti ka përmbysur gjithë jetën e tij politike, por e uroj për sinqeriteti pasi po, ka asociacion ashtu siç e tha ky mbrëmë. Por, loja me fjalë e ka afatin e skadimit atëherë kur duhet të fillojë të marrë veprime për fatin e keq të Kosovës në vilën e Titos – kasapit të Kosovës ku pranoi të gjitha ato që tha se s’do t’i pranonte” u shpreh Krasniqi.

Krasniqi, mes tjerash, tha se tani kemi marrëveshje të përkohshme me autonomi në qendër.

“Kurti kaloi prej vetëvendosje – jo negociata në negociata – vetëvendosje për serbët”.

“Ka rreziku t’ju jap autonomi politike serbëve të Kosovës, ka fakte fatkeqe që dihet nga marrëveshja finale gjithëpërfshirëse me njohje në qendër jemi me marrëveshje të përkohshme me autonomi në qendër” tha Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Më Shumë

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit