13.5 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Krasniqi: Me Totajn në Prizren, mori fund keqqeverisja katër vjeçare

Shaqir Totaj, kryetar i zgjedhur i Prizrenit priti sot kryetarin e partisë. Atje, Memli Krasniqi, i pari i PDK’së tha se shkoi për të uruar kryetarin e ri të qytetit.

Sipas tij, me votën më 14 nëntor, prizrenasit i dhanë fund keqqeverisjes së VV’së me në krye atje Mytaher Haskukën.

Memli Krasniqi e quajti Prizrenin “kryeqytetin tonë historik e kulturor”

“Ka ardhur koha që modeli zhvillimor qeverisës i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathët, e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj”, tha Krasniqi.

“Në kryeqytetin tonë historik e kulturor, sot erdha për t’i uruar punë të mbarë kryetarit të ri Shaqir Totaj dhe për të falënderuar përsëri qytetarët e Prizrenit, të cilët e rikthyen besimin në Partinë Demokratike të Kosovës, duke i dhënë fund stagnimit dhe keqqeverisjes katër vjeçare”, shtoi ai.

Më Shumë

Haradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë...

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Lajmet e Fundit