3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Krasniqi: Nisemi të premten në orën 17:00

JakupKrasniqi10-29Subjekti politik që do t’i ketë dy figurat kyçe të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-ministrin e Transporteve, Fatmir Limaj, dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, do të themelohet të premten e kësaj jave.

Kështu ka deklaruar ish-sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, i cili gjatë një bisede për Gazetën Blic ka bërë të ditur se partia më e re në vend nuk do të jetë “pronë” e një personi – liderit, por në të vendime do të marrin organet e saja.

Ai thotë se është i gatshëm të jap dorëheqje nga funksioni i të parit të Kuvendit, nëse këtë e kërkon, tashmë, ish-partia e tij, ndërsa heziton të tregojë emrin se si do të quhet subjekti i ri politik.

Blic: Së shpejti do të themelohet subjekti më i ri politik në vend. Si do të quhet?

Krasniqi: Ne sivjet do të kemi një subjekt të ri politik dhe kjo do të sqarohet me 28 shkurt në ora 17:00

Blic: Si do të quhet subjekti?

Krasniqi: Po e lëmë që atë ditë ta shpalosim krejt.

Blic: Atëherë a do të jetë iniciativë apo parti?

Krasniqi: As njëra as tjetra.

Blic: Tashmë dihet se përveç juve, në këtë subjekt politik do të jetë edhe Limaj. Cila do të jetë pozita juaj dhe cila e zotëri Limajt?

Krasniqi: Mendojë se edhe kjo do të sqarohet atë ditë, por qëllimi jonë është t’i ikim tipit të partive të individit. Qëllimi është që të formohet një parti që në organet e saj vendimmarrëse e ka rolin kryesor?

Blic: Jeni kryeparlamentar, dhe kjo iu bënë të keni informata të bollshme sa i përket zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës. Sa është numri i deputetëve që do t’i bashkohen nismës së re politike?

Krasniqi: Do të jetë një numër i kufizuar, nuk jemi përcaktuar dhe nuk kemi kërkuar që të na bashkëngjiten deputetët. Kryesisht do të jetë një subjekt politik me fytyra të reja?

Blic: Ju do të jeni pjesë e një partie të re, ndërsa në krye të Kuvendit keni ardhur si pjesë e PDK-së. A do të jepni dorëheqje nga pozita e kryetrarit të Kuvendit?

Krasniqi: Realisht kjo nuk varet prej meje për shkak se Kuvendi tani më ka hyrë në muajt e fundit. Varet prej kërkesa që mund të vijë nga Partia Demokratike e cila edhe me Kushtetutë e ka të drejtën ta dojë kryetarin e Kuvendit nga radhët e veta. Nëse Partia Demokratike e Kosovës e kërkon një gjë të tillë unë jam i gatshëm.

Blic: Pra ju jeni i gatshëm të jepni dëroheqje nëse këtë e kërkon PDK-ja?

Krasniqi: Po. Si të zyrtarizohet kërkesa e Partisë Demokratike, unë s’kam asnjë arsye të jem në krye të Kuvendit. Por përsëri po them kjo varet nga Partia Demokratike.

Blic: Ju po themeloni një subjekt të ri politik dhe zgjedhjet do të mbahen disa muaj më pas. A besoni se keni infrastrukturë falë së cilës do t’i ruani votat nga keqpërdorimetngha të tjerët ?

Krasniqi: Tani është herët të flasim për atë. Ne dëshirojmë që vërtetë të gjitha subjektet politike në Kosovë të përgatiten për të pasur zgjedhje të drejta, të fshehta dhe të lira./Gazeta Blic/

Më Shumë

Parashqevi Simaku rikthehet në Fest 63

Në natën e tretë të Fest 63, që është edhe “Nata e Nostalgjisë”, do të jetë e pranishme në skenën e Festivalit edhe këngëtarja...

Dragashi inicion procedurat për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Qeveria komunale e Dragashit në mbledhjen e fundit ka marrë vendim që të iniciojë procedurat e prokurimit për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit