14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Krasniqi: PDK shumë e interesuar të komunikojë me Limajn


Jakup Krasniqi14-12
Jakup Krasniqi mendon se Kosovës i duhet ndryshim, por është i bindur që atë mund t’ia sjellë vetëm koalicioni i formuar pas zgjedhjeve, e jo PDK e cila ka qeverisur deri më tani.

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, PDK-ja është e interesuar që të komunikojnë me Fatmir Limajn, por sipas tij, ua kanë bërë të qartë që synojnë të ndryshojnë qeverisjen në vend.

Ai ka vlerësuar se Nisma ka arritur qëllimin kryesor.

“Nuk ka asnjë lloj ngërçi politik, por ngërçi mund të jetë vetëm në kokat e njerëzve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e ekzekutivit, por vetëm pjesë e Kuvendit.

Kur flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, thotë se ajo veproi para se të ndodhin veprime, dhe vlerëson se ka krijuar konfuzitet.

Kryetari i deritanishëm i Kuvendit, thotë se Vetëvendosje kanë një qasje më negative sa i përket bisedimeve me Serbinë.

Kur flet për koalicionin, Krasniqi thotë se gjithmonë Nisma ka qenë të bindur se qeverisja e Kosovës duhet të ndryshojë, dhe sipas tij, natyrisht koalicioni që u formua pas zgjedhjeve, i tëri pra kishte një synim, ndryshimin e qeverisjes së Kosovës.

“Prandaj, ndoshta është edhe një përgjegjësi e vet subjektit politik që nga zgjedhjet ka dal numerikisht më e madhja, sepse nuk ka ditur të krijoj komunikim me subjektet tjera politike për një mirëqeverisje në Kosovë. Kosova ka nevojë për një mirëqeverisje dhe subjekti që ka dal e para nuk garanton një mirëqeverisje. Në rend të parë qeverisja varet nga vullneti politik i subjekteve që marrin pjesë në qeverisje. Dhe, unë mendoj që të gjitha subjektet politike kanë treguar gatishmëri për të bërë ndryshime”, thotë ai.

E ofertën nga ana e PDK-së, thotë të mos e kenë pranuar një të tillë.

“Nuk kemi pranuar të kemi ofertë, ju e dini. Sigurisht se ata janë të interesuar të komunikojnë me drejtuesin e Nismës, por neve jemi të interesuar që ta ndryshojmë qeverisjen në Kosovë”, thotë Krasniqi.

Krijimi i koalicionit me LDK-në dhe AAK-në thotë se nuk u krijua për inate të PDK-së dhe Hashim Thaçit, por sipas tij, ishte nevoja që të ndërrohet qeverisja në vend.

Ai flet edhe për kushtet e Vetëvendosjes, në mënyrë që të marrin mbështetjen e tyre për formimin e Qeverisë së re, edhe pse thotë se edhe tani e kanë mbështetjen e tyre.

Për të, Vetëvendosje kanë një qasje më negative sa i përket bisedimeve me Serbinë.

Thotë se dallime kanë në qasje të problemeve, dhe këtë nuk e sheh problem të madh, ngase sipas tij, në bisedime do të tejkalohen.

“Kryesorja është dialogu me Serbinë, natyrisht ata e kanë një qasje paksa si të them më negative. Ne kemi qasje më pozitive, po dialogut, por çfarë dialogu dhe cila do të jetë përmbajtja e dialogut dhe unë mendoj që edhe ky dallim do të tejkalohet gjatë bisedimeve që do të rrjedhin ditëve të ardhshme. Nuk është çështja se kush po lëshon pe më shumë e kush më pak, çështja është që institucionet e Kosovës duhet ta dinë ndryshimin kryesor të tyre dhe ai është për të sjell një qeverisje të mirë dhe në interes të qytetarëve të Kosovës”, pohon ai.

E për vendimin e Gjykatës, thotë se ajo veproi para se të ndodhin veprime, dhe vlerëson se ka krijuar konfuzitet, duke u dhënë mundësi subjekteve të ndryshme që ta interpretojnë vendimin si të dëshirojnë, derisa sipas tij, Kushtetuta e thotë qartë, Qeverinë e formon ai që arrin të bënë numrat në Kuvend.

“Pas luftës, në të gjitha legjislaturat asnjë subjekt politik në Kosovë nuk ka qeverisur pa bërë koalicion dhe për neve është shumë e qartë, ai subjekt politik që i bënë numrat në Kuvend e merr të drejtën për të pasur mandatar”, thotë Krasniqi.

Kur flet për postin e kryetarit të Kuvendit, thotë se nenin 84 e sqaron se grupi më i madh parlamentar e propozon kryetarin e Kuvendit, kurse neni 20 i rregullores e tregon mënyrën se si formohen grupet parlamentare, pra grupet parlamentare formohen sipas subjekteve politike që kanë dal në zgjedhje, por grupet parlament are formohen edhe mbi bazën e programeve që i bashkon, do të thotë deputetët kanë të drejt t’i bashkohen një programi.

I pyetur pse u vendos që Ramush Haradinaj të kandidohet për kryeministër, Krasniqi thotë se subjektet paraprakisht kanë diskutuar për këto çështje dhe është gjetur rruga më e mirë dhe e përshtatshme për ta formuar koalicionin.

Krasniqi nuk jep detaje rreth bisedimeve, ngase thotë se nuk ka qenë ai pjesë e atyre bisedimeve, por ka qenë Fatmir Limaj. /KP/

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Lajmet e Fundit