Krasniqi për marrëveshjen e mundshme me Serbinë: S’e mbështesim sipas versionit aktual

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se nuk do të votojnë marrëveshjen me Serbinë në Kuvend, në formën e tillë siç është dakorduar në bazë të planit të Bashkimit Evropian. Megjithatë, ai është pesimist se në takimin e së shtunës në Ohër do të ketë marrëveshje, pasi thotë se dallimet janë të mëdha për planin e zbatimit të saj.

Megjithatë, lideri i PDK-së shtron nevojën që çfarëdo marrëveshje me Serbinë të përfundojë në Kuvend për ratifikim për legjitimim.

“Kjo është marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim, përndryshe nuk do të ketë validitet legal, nuk do të jetë obligativ. Kjo është shumë e rëndësishme të thuhet dhe sqarohet. Marrëveshja si e tillë i përmbushë kriteret që kërkohen nga neni 18 i Kushtetutës dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim…Në momentin që një gjë e tillë arrihet ne do t’i vazhdojmë diskutimet tona, duke përfshirë mbledhjet e Këshillit Drejtues, kryesisë së partisë, diskutimeve të hapura për të vendosur për qëndrimin final. Por, një gjë ua them kështu si është kjo marrëveshje nuk mund të ketë mbështetjen tonë”, thotë ai.

Krasniqi shprehet për KosovaPress se pa plan të zbatimit s’do të ketë marrëveshje në Ohër më 18 mars.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Lajmet e Fundit