Krasniqi sot lufton për titull të Evropës, për të botës shpreson në Prishtinë

Haxhi Krasniqi i kthehet të shtunën (sot) skenës së madhe të boksit, në tentimin e ri që shpreson se do ta dërgojë te titulli i botës në boksin profesionist. Krasniqi në Bad Toelz të Gjermanisë do të përballet me rusin Stanislav Kashtanov.

Meçi është i vlefshëm për titullin e Evropës në kategorinë super të mesme. Titulli i Unionit Evropian të Boksit (EBU) është vakant, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt titulli i Evropës i EBU-së është titulli më i vjetër evropian në boksin profesionist dhe për shumë njerëz është edhe titulli i vetëm i vërtetë i kampionit të Evropës në boks. Meçi i Krasniqit pritet të nisë rreth orës 21:45.

Junikasi Krasniqi, që në boksin profesionist njihet me emrin Robin, pret që të fitojë dhe kështu të rrisë gjasat që të sigurojë luftë të re për titull të botës.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit