15.9 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025

Krasniqi vizitoi fshatrat Llazicë dhe Vërmicë

Vermice BlegtoriKandidati i VV-së për Malishevën, Alban Krasniqi, ka vizituar ambulanten e fshatit Llazicë, kandidatin për Asamble Komunale Ekrem Buzhala dhe dy biznese të vogla të këtij fshati.

Krasniqi është informuar me problemet e fshatit, siç janë mungesa e ujësjellësit, trotuarit, problemet me kanalizim, rrjeti i dobët i energjisë, papunësia, mungesa e perspektivës për të rinj etj.

Pas fshatit Llazicë, Krasniqi ka vizituar edhe fshatin Vërmicë, ku ka realizuar disa takime me qytetarë, blegtorë, pronarë biznesesh.

Ai po ashtu një vizitë ka realizuar edhe në lagjen e Ukajve, Kastratëve, Raçajve dhe Hoxhajve. Edhe në këto lagje, Krasniqi është njoftuar për së afërmi me problemet që kanë banorët, si mungesa e kanalizimit në pjesën më të madhe të fshatit, rruga e paasfaltuar dhe gjendje shumë të keqe e lagjes së Ukajve, mungesa e ujit të pijes, papunësia dhe injorimi nga pushteti.

Krasniqi ka vizituar gjithashtu edhe zona malore me një dru të rrallë siç është shpardhi, që paraqet një potencial turistik, por që mungesa e përkujdesjes nga shteti ka bërë që ajo të shndërrohet në deponi bërlloku.
Gjithashtu u vizituan disa biznese të vogla si dyqane, punëtori për përpunimin e gurit mermeror, blegtorë etj.

Ai tha se nga këto takime dhe vizita ka vërejt mungesën e dorës së shtetit në ofrimin e shërbimeve dhe investimeve infrastrukturore, të cilat edhe aty ku ishin, janë të cilësisë shumë të dobët dhe pa mirëmbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit: Nëna dhe bija që u plagosën nga bashkëshorti, në gjendje stabile

Dy viktimat, nëna dhe bija që u therën me thikë në orët e para të së premtes nga bashkëshorti, përkatësisht babai, janë në gjendje...

Aktakuzë ndaj shtetasit turk që vrau vajzën e tij me thikë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit turk me inicialet M.G në dyshimet se i njëjti kishte vrarë me thikë vajzën e...

Lajmet e Fundit