15.8 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Krenohet Begaj

RagipBegaj-IQPMKryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, ka prezantuar  100 ditëshin e parë të qeverisjes së tij. Ai ka thënë se për 100 ditë ka arritë të ulë të shpenzimet dhe të rritë aktivitetet e Komunës.

“Jam i bindur se janë shtuar aktivitetet në shkallën 90 për qind dhe kemi zvogëluar shpenzimet, por kemi rritur edhe të hyrat”,tha  Begaj.

“Janë rritur të hyrat dhe janë zvogëluar shpenzime dhe kemi shtuar aktivitetet, jam i bindur se kemi 90 për qind me shumë aktivitete, kemi organizuar takime në fshatra, takime të përditshme me qytetar në zyre, dhe jo vetëm të premteve kur është i caktuar termini, pasi nuk mund ti refuzoj qytetarët. Jam zotuar dhe do ta jap maksimumin që unë dhe qeveria komunale, të jemi në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës”.

 

 

Ai  ka prezantuar të gjitha shpenzimet dhe të hyrat, në bazë të raportit të drejtorisë për buxhet dhe financa, për tremujorin e parë të qeverisjes së tij, si dhe për projektet që janë duke u realizuar apo që janë në procedurë e sipër për realizimin e tyre.

“Të hyrat, krahasuar me tremujorin e parë të viteve të kaluara, p.sh. 2012 kanë qenë 115 mijë euro të hyra, më 2103 kanë qenë 129 mijë euro të hyra, ndërsa këtë vit janë 158 euro të hyra vetanake, ose 29 mijë euro më shumë se viti paraprak, edhe pse i kemi hequr taksat komunale për bizneset”

“Shpenzimet operative për mallra dhe shërbime, për vitin 2013 kanë qenë 35 për qind, ndërsa për vitin 2014 janë vetëm 12 për qind shpenzime. Shpenzimet e udhëtimit për vitin 2013 kanë qenë 42 mijë euro, këtë vit janë ulur në 8 mijë euro. Shpenzime kontraktuese kanë qenë 43 mijë euro në 2013, tani janë 25 mijë euro”

“Furnizimi për zyre, kanë qenë 19 mijë më 2013, tani janë 6 mijë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë. Shpenzime të karburantit, prej 36 mijë në vitin e kaluar, kanë rënë në 5 mijë në këtë vit. Drekat zyrtare, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kanë qenë 14 mijë euro, tani janë 2 mijë euro. Të gjitha këto janë krahasime me vitin paraprak, ndërsa ju vet mund ta bënë krahasimin apo dallimin me periudhën e njëjtë të vitit 2013”.

“Sa i përket projekteve, ne kemi intervenuar në riparimin e disa kanalizimeve, në disa fshatra, si në Marali, Turjakë, Panorc, Drenoc, dhe të tjera, ku ka qenë emergjente intervenimi, për ta larguar kontaminimin e ujit për pije dhe ka qenë rrezikshmëri e lartë nga dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe”

“Pastaj, janë projektet e shkollave në proces e sipër, si në Gurishtë, Golluboc, Bubavec, Carrallukë, Shkozë, Damanek dhe ajo në Vërmicë. Brenda dy viteve, të gjitha do të përfundojnë. Rrugët e parapara për këtë vit, në procedurë e sipër, si ajo e Ukajve në Vërmicë, e Lagjes Muhaxhirëve në Tërpezë, ajo e Kirrellëve në Bardh dhe ajo e Kodralive në Kërvasari. Të gjitha këto do të përfundojnë brenda këtij viti. Janë hapur tenderët dhe janë bërë paramasat për kanalizime në 20 fshatra. Kanë përfunduar procedurat për ndërtimin e çerdhes për fëmijë, në Malishevë dhe kjo brenda pak ditëve do të filloj të ndërtohet”

“Projekti më madh, në realizim e sipër, është projekti i ujësjellësit për fshatin Drenoc, i cili pritet të finalizohet brenda këtij viti, pjesa e rrjetit dhe pjesa tjetër e ujëmbledhësit në Senik, ku kemi ndarë mjete së bashku me Hidroregjionin, ku edhe është duke u punuar”

“Në bujqësi kemi ndarë mjete për fermerët, dhe do të ndajmë përsëri mjete për fermer, në perimtari dhe blegtori. Kemi mbështetur fermerët me 0.05 cent për litër të qumështit. Synojmë të mbështesim edhe bletarinë”.

“Kemi mbështetur të gjitha ekipet sportive që veprojnë në Malishevë. Skamnorët i kemi mbështet me 10 mijë kilogram miell, por edhe me ndihma të kohëpaskohshme, ku vetëm muajin e kaluar kemi ndarë rreth 5 mijë euro ndihma, si dhe kemi ndarë 75 bursa për studentë”.

“Do të përpiqemi në maksimum ti mbështesim të gjithë që kanë nevojë dhe ti realizojmë të gjitha synimet tona edhe pse është shkurtuar buxheti i komunës”

“Të gjitha që i thash, i kam premtuar gjatë fushatës elektorale, madje të gjitha që kam menduar ti kryej gjatë mandatit katër vjeçar, do të kryhen shumica dërmuese gjatë këtij viti. Për vitet e ardhshme i mbetet kuvendit të vendos për projekte, pasi unë gati i kam përfunduar të gjitha që i kam premtuar”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

‘Koha’ nga Tuzi fiton çmimin e parë në festivalin ‘Anadrinia Jehon’

Festivalin e 24-të të folklorit “Anadrinia Jehon”, i mbajtur në fshatin Dejnë të Rahovecit, e mbylli me sukses organizimi i nivelit të lartë dhe...

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

Pizzeria 'Famiglia 1' në Prizren shpall konkurs për pozitat e mëposhtme: Pozitat e lira: • 2 picamenë • 3 kamarierë / Kamariere Vendndodhja: Prizren Informacione dhe aplikime: 043 840...

Lajmet e Fundit