Kreu i PD-së, Basha: Mbështesim presidentin për drejtësinë

Basha-pd-shqiperiLideri demokrat Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar në ditën që përkon me 1-vjetorin e zgjedhjes si kryetar të Partisë Demokratike, ka folur me tone të ashpra ndaj mazhorancës, që sipas tij po kërkon të marrë nën kontroll sistemin e drejtësisë.

Për herë të parë, Partia Demokratike është deklaruar publikisht në mbështetje të veprimeve të presidentit, i cili sipas saj po përpiqet të mbrojë pavarësinë e drejtësisë.

“Dyshja oligarkike Rama-Meta me hapat që po merr në kuadër të reformës në Drejtësi po tentojnë të marrin në dorë sistemin, duke cenuar themelet”, tha Basha, shkruan Shekulli.

Duke u ndalur tek ligji për KLD-në, kreu demokrat theksoj se opozita, faktori Ndërkombëtar, opinioni publik ka ngelur i skandalizuar nga veprimi i fundit i qeverisë.

“Ne qëndrojmë për konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë, nën asistencën e vendeve të BE-së. Në hartimin e këtij dokumenti do mbajmë parasysh rekomandimet e vendeve të Be-së. Kjo do bëjnë që gjyqtarët të shohin një ndarje të sistemit të drejtësisë, me pavarësi. Aktualisht, pas dixhitalizimit të sistemit, monitorimi është bërë shumë më i realizueshëm, dhe mund të luftohet korrupsioni. Shmangia e këtij fenomeni do sillte besimin e qytetarëve. Reforma duhet të përfshijë në pikëpamjet tona dhe transferimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, sipas meritës. Këto dhe të tjera çështje janë në themel të reformës tonë në drejtësi. Do konsultohemi dhe më një sërë aktorësh të tjerë”, përfundoj fjalën e tij Basha.

PD sipas Bashës do jap kontributin për sistemin e drejtësisë. “Drejtësia e re shqiptare ka arritje dhe shumë probleme. Rama- Meta, nisen nga sindroma e vitit zero, duke njollosur dhe damkosur sistemin”, bëri me dije gjatë fjalës së tij Basha.

Më tej, duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Basha theksoj se dyshja Rama-Meta po imponohen me arrogancë, duke cenuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Duke u ndalur tek emërimet e gjyqtarëve, kreu demokrat Lulzim Basha theksoj se duhet të vendosen kritere për kalimin e tyre në Gjykatën e Lartë.

Sipas Bashës, sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim, por kjo nuk do të thotë që Rama të marrë në dorë drejtimin dhe të cenojë lirin e këtij pushteti.

“Nuk e personalizojmë me emra çështjen e sistemit të drejtësie, sa i takon ndëshkimit të gjyqtarëve. Fakti se ka korrupsion nuk mund të shërbejë për shtënien e këtij sistemi në dorë. Dyshja Rama-Meta, asnjë vizion për reformimin e sistemit të drejtësisë”, tha Basha.

Më Shumë

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Lajmet e Fundit