Krijimtaria e Feim Ibrahimit, në skenën e Akademisë së Arteve në Tiranë

20150222102944126600Pjesë e koncertit nga krijimtaria e kompozitorit Feim Ibrahimi është dhe “E la tua veste e bianca”.

Krijimtaria e kompozitorit të shquar Feim Ibrahimi do të vijë për publikun përmes koncertit që do të zhvillojë Orkestra Simfonike RTSH, e cila do të drejtohet nga dirigjenti i njohur Ermir Krantja. Në koncertin në nder të kompozitorit Feim Ibrahimi “Artist i Popullit”, krijimtaria muzikore do të vijë dhe nën interpretimin e solisteve të njohura, si Emiljana Palushaj-soprano, Jonela Golemi në flaut dhe Etrita Ibrahimi në piano.

Koncerti pritet të zhvillohet mbrëmjen e datës 27 shkurt në skenën e Universitetit të Arteve, dhe është përzgjedhur një program i pasur muzikor. Pjesë muzikore që janë ndër më të njohurat nga krijimtaria e kompozitorit Feim Ibrahimi duke filluar që nga 1974 do të jenë pjesë e këtij koncerti, ndërsa hyrja për publikun është falas.
Ka fituar dy herë Çmimin e Republikës – çmimi më i rëndësishëm dhënë për veprimtari krijuese. Më 1990, në Aalto Theaterfoyer, në Essen (Gjermani), u organizua një koncert-portret, që përmbante edhe një leksion mbi muzikën e tij.
Në koncert do të interpretohet Valle Epike (1976), ku në emocionet e fuqishme që reflektojnë materialet kontraktuese e dramatike dhe në gjuhën e re muzikore, kuartat e kuintat bëhen protagonistet e një tingëllimi kombëtar, të freskët e modern për kohën.

Variacione mbi një temë popullore për flaut dhe orkestër (1976), janë tetë variacione ku alternohen elementët e muzikës popullore, me freskinë e virtuozismit të flautit, por edhe me gjuhën muzikore të një artisti i cili tashmë e kishte zgjedhur rrugën që do të ndiqte në vitet në vazhdim, atë të muzikës së re. Pjesë e koncertit nga krijimtaria e kompozitorit Feim Ibrahimi është dhe “E la tua veste e bianca”.

Pjesë e koncertit është dhe Koncert n. 2 për piano dhe orkestër (1974), që u prezantua për herë të parë në Dekadën e Majit më 1975, prezantimi i dytë ka qenë më 1995. Një pjesë që i detyron interpretuesit por dhe dëgjuesit të përballen me emocione të forta. Koncertit i bashkohet dhe suita në katër kohë nga baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, një pjesë që tërheq vëmendjen për simfonizëm të pastër dhe tingëllim të pasur në orkestër. / KultPlus.com

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit