0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Krimet e rënda mbesin në duar të ndërkombëtarëve

EULEX-kosoveVetëm gjatë muajit dhjetor prokurorët e EULEX-it kanë punuar në 245 raste kriminale në Kosovë. Rastet janë të profilit të lartë andaj trajtohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ku janë të vendosur prokurorët më në zë të misionit. Por, këto, nuk janë të gjitha rastet ku punojnë prokurorët dhe hetuesit e misionit të BE-së. Disa qindra raste të tjera janë gjithandej Kosovës.

Disa në hetimet preliminare e disa në fazë më të avancuar. Vetëm në prokurorinë speciale gjatë muajit dhjetor, prej 245 rasteve në të cilat kjo prokurori ka punuar gjatë muajit dhjetor, 122 janë nga hetimet e mëhershme për sa kohë që 123 janë në kulmin e hetimeve që po ndodhin tash,shkruan tribuna.

Këto statistika, por edhe disa nga rastet e trashëguara nga UNMIK-u që ende nuk kanë arritur të trajtohen dhe shumë punë që duhet të bëjë ky mision kanë bërë që zyrtarët e Brukselit të binden se misioni që do ta zëvendësojë EULEX-it në shtator duhet të ketë një formë tjetër të punës. Një formë më efektive dhe më pak të kushtueshme.

Ajo që ekziston si bindje në Bruksel dhe te secili zyrtar evropian, është se për shkak të ndjeshmërisë që ka dëshmuar në Kosovë mbrojtja e dëshmitarëve, nuk duhet të ndodhë që në asnjë rrethanë të heqin dorë nga rastet të cilat i kanë nisur

Më Shumë

KBF Bashkimi shpallet skuadra më e mirë e vitit 2024 në konkurrencën e femrave

Në ceremoninë Laureatët 2024, KBF Bashkimi u shpall skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave për vitin 2024. Ky çmim nderon përkushtimin dhe...

Homazhi për Nijazi Bytyqin rikthen në kujtesë tingujt legjendarë dhe prezanton vlerat muzikore të djemve të tij

Trashëgimia muzikore e Nijazi Bytyqit, njërit prej nismëtarëve të muzikës pop-rock në Kosovë, është shpalosur të premten mbrëma në “Autostrada Hangar 2” në Prizren....

Lajmet e Fundit