9.6 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

Krusha e Vogël : Veprimi i Arbër Rexhajt, i turpshëm

Këshilli Organizativ për shënimin e 19-vvjetorit të masakrës së Krushës së Vogël, ka reaguar ndaj veprimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Sipas këtij këshilli, veprimi i Rexhajt, ishte i ultë dhe i turpshëm.

“Këshilli organizativ reagon ndaj veprimit të ulët të deputetit të Republikës së Kosovës, nga radhët e LVV, Arber Rexhaj, i cili me datën: 26.3.2018 në ceremoninë e përvjetorit të 19-të të masakrës në fshatin Krushë e Vogël, në intonimin e himnit të Republikës së Kosovës, kur të gjithë pjesëmarrësit në shenjë respekti u ngritën në këmbë, deputeti Rexhaj, pa fije turpi ulet duke mos e respektuar as veten e tij, as të parin e Komunës e as kolegët e tij partiak”, thuhet në reagimin e Këshillit, shkruan “PrizrenPress”.

Përvjetori i 19 i masakrës që ndodhi mbi shqiptarët nga forcat serbe, është shënuar dje në Krushë të Vogël .
Atje për të nderuar të vrarët kanë shkuar numër i madh i qytetarëve dhe zyrtar të lartë shtetërorë, përfaqësues të kuvendit dhe kryetarë komunash.

Kur është intonuar Himni i Kosovës, ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, që e ka injoruar atë, duke mos u ngritur nga ulësja.

“ Arbër Rexhaj duhet ta din se nga Këshilli Organizativ ato ulëse i ka caktuar për deputetë të Republikës së Kosovës, e ai është deputet i Republikës së Kosovës dhe pagën e merr po nga ky shtet që ky zotëri nuk e njeh dhe nuk e respekton”.

“Nuk na duhen njerëz që tregojnë ndjenjat patriotike më shumë se ato njerëzore, nuk kemi nevojë për patriotizëm të shitur, duke bërë një veprim jo të mirë vetëm e vetëm që të bie në sy të opinionit, duke mos respektuar ndjenjat e familjareve dhe njollosur gjakun e atyre që kishte ardhur “të nderojë”./PrizrenPress.com/

.

Më Shumë

Smajl Latifi merr urime të shumta nga bashkëveprimtarë e qytetarë

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, pas fitores së balotazhit për zgjedhjet e 9 nëntorit, ka pritur shumë qytetarë, bashkëveprimtarë e miq në zyrën e...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, kryetari Memli Krasniqi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë. Në një konferencë për media, ai ka...

Lajmet e Fundit